Bota
Italia vendos se “me cilën orë do të vazhdojë”
Falë orës ligjore, që ofron për gjashtë muaj të vitit një orë ditë më shumë, mund të kursehen para që sipas ekspertëve, për Italinë, shkon deri në 100 milionë euro në vit
Italia i ka thënë ‘jo’ abrogimit të orës ligjore. Ashtu siç është kërkuar nga Bashkimi Evropian, nga viti 2021 çdo vend duhet të vendosë nëse do të adoptojë për të gjithë vitin orën ligjore (dimërore) apo orën diellore.
Por qeveria italiane ka depozituar në qershor në Bruksel një kërkesë zyrtare për të mbajtur të paprekur situatën aktuale, pa ndryshime.
Sipas Corriere Della Sera, ka tri arsye pse Italia zgjedh të vazhdojë me gjashtë muaj orë diellore dhe gjashtë muaj të tjerë me orë ligjore.
Shqetësimi i parë i Italisë ka të bëjë me mungesën e një vlerësimi të avantazheve apo disavantazheve, transmeton TCH.
Mungojnë, sipas Romës, provat shkencore se këto dy ndryshime të orës mund të dëmtojnë me të vërtetë ekuilibrin psiko-fizik, përcjell albinfo.ch.
Dyshimi i dytë, ndoshta më i rëndësishmi, është ai që lidhet me aspketin ekonomik; falë orës ligjore, që ofron për gjashtë muaj të vitit një orë ditë më shumë, mund të kursehen para që, sipas ekspertëve, për Italinë shkon deri në 100 milionë euro në vit. Dhe problemi i tretë lidhet me mundësinë që zgjedhje individuale të shteteve anëtare të krijojnë një mozaik harqesh kohore të ndryshme, me rrezikun që të mos garantojnë funksionimin korrekt të tregut të brendshëm. Synohet, pra, të vendoset rregull por ekziston rreziku të thellohet kaosi.
Muajt e ardhshëm do të diskutohet në selinë e Parlamentit dhe Komisionit Evropian, edhe pse aktualisht në Bruksel çështja nuk është prioritare.
Vendet në veri të kontinentit janë kundër orës ligjore, sepse atje gjatë verës errësohet më vonë dhe nuk kanë nevojë të spostojnë akrepat e orës për të kursyer në fatura.
Por në jug mbështetet ndryshimi aktual i orës, sepse kursen një orë dritë në mbrëmjet e verës dhe fal një orë më shumë mëngjeseve të dimrit.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












