Lajme
Italia arrin kuotën e 1 milion personave të vaksinuar
Italia nisi fazën e dytë të vaksinimit anti-Covid dhe bëhet vendi i parë në Evropë që arrin këtë kuotë
Autoritetet italiane deklaruan së fundmi se Italia është vendi i parë në Evropë që arrin kuotën e 1 milion personave të vaksinuar, teksa ditën e diel ata nisën administrimin e dozës së dytë të vaksinës Pfizer, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se në gjithë vendin vazhdojnë të mbeten në fuqi masat kufizuese, teksa nëntë rajone do të zgjasin orarin e aktiviteteve të bareve dhe restoranteve.
Edhe Spanja filloi të dielën fazën e dytë të vaksinimit me vaksinat Pfizer dhe Bio’n’Tech në shtëpitë e të moshuarve.
Spanja ka marrë aprovimin edhe për vaksinën Moderna, e cila ka filluar të shpërndahet në qendrat shëndetësore në gjithë vendin.
Synimi i qeverisë spanjolle është që të vaksinojë 70% të popullsisë përpara nisjes së sezonit veror.
Ditën e premte, Spanja raportoi 49 mijë raste të reja me Covid-19, një rekord infektimesh që nga nisja e pandemisë.
“Jemi shumë të lumtur që kemi arritur në këtë fazë të vaksinimit dhe jemi mirënjohës dhe shpresojmë që të vaksinohet e gjithë popullsia, pasi sigurisht ne duhet të krijojmë imunitet ndaj virusit. Autoritetet po bëjnë një punë të mirë duke vaksinuar të gjithë rezidentet në shtëpitë e të moshuarve”, tha Roza Vilanova, drejtoreshë e shtëpisë së të moshuarve.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












