Lajme
Mbi 4000 infektime në Itali në 24 orë, shifra më e madhe e regjistruar prej prillit
Italia ka regjistruar 4,458 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, njëherësh herën e parë që ky shtet ka raportuar mbi 4,000 raste të reja për një ditë, prej mesit të muajit prill, shkruan rel, transmeton Albinfo.ch.
Të enjten është raportuar edhe për 22 vdekje të lidhura me sëmundjen COVID-19.
Italia është shteti i dytë për nga numri i viktimave me koronavirus në kontinentin evropian.
Deri më tani autoritetet italiane kanë regjistruar 36,083 viktima me këtë virus.
Falë një prej izolimeve më të rrepta në gjithë botën, Qeveria italiane ka arritur ta kontrollojë pandeminë gjatë muajve të verës, mirëpo numri i infektimeve të reja tani janë duke u rritur me shpejtësi.
Megjithatë ky vend ende është duke raportuar numër më të vogël të të infektuarve në krahasim me Francën, Spanjën dhe Britaninë.
Hera e fundit kur Italia ka regjistruar më shumë se 4,000 raste në ditë ka qenë 12 prilli, me 4,092 raste të infektimit.
Po atë ditë, autoritetet kishin raportuar për 431 persona të vdekur me këtë virus.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













