Lajme
Italia sërish me numër të lartë të të infektuarve
Italia sot konfirmoi 15.199 raste të reja me koronavirus (COVID-19), një rekord i ri i rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, pothuajse 178.000 teste janë kryer gjatë 24 orëve të fundit.
Dikur epiqendra e pandemisë në Evropë, Italia regjistroi 127 vdekje të reja, duke e çuar numrin e të vdekurve në vend në 36.832.
Italia ka vazhduar të regjistrojë një trend të rritjes së rasteve të reja me COVID-19 në disa rajone, të kryesuar nga rajoni verior i Lombardisë, i cili sot shënoi numrin më të lartë të rasteve të reja, mbi 4.000, shkruan tch, përcjell Albinfo.ch.
Lombardia dhe rajoni jugor i Kampanisë ishin dy të parët që vendosën ndalesë qarkullimi këtë javë.
Për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve, qeveria italiane mund të shqyrtojë vendosjen e masave më të rrepta këtë fundjavë.
Kryeministri Giuseppe Conte tha të martën se masat lokale për të frenuar valën e dytë të virusit do të lejohen, por shtoi se ka nevojë për t’u koordinuar në nivel mbarëkombëtar.
Ai gjithashtu theksoi se situata është krejtësisht e ndryshme nga vala e parë, duke shtuar se nuk mund të ripropozojnë të njëjtën strategji të karantinës mbarëkombëtare.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









