Lajme
Italia pret të rihapen kufijtë për italianët
Autoritetet në Itali presin që vendet e tjera të Bashkimit Evropian të rihapin kufijtë e tyre për shtetasit italianë më 15 qershor.
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, teksa masat e izolimit në mbarë Evropën – të vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit – gradualisht kanë filluar të lehtësohen.
Italia – një prej vendeve të goditura më së keqi nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi – hapi kufijtë për shtetasit e BE-së më 3 qershor, por shumica e vendeve evropiane ende kanë kufizime për shtetasit italianë.
“Data 15 qershor është shumë e rëndësishme për qytetarët tanë”, tha Di Maio gjatë vizitës së tij në Slloveni.
Homologu i tij slloven, Anze Logar, tha se “kushtet shëndetësore në Italia janë duke u përmirësuar shumë shpejt… Jam optimist për 15 qershorin”.
Di Maio tha se Gjermania dhe Zvicra po ashtu kanë dhënë sinjale se mund të rihapin kufijtë me Italinë nga kjo datë. Ai tha se hapja e kufijve do të nënkuptonte se të gjithë qytetarët italianë – përfshirë edhe ata që janë nga zonat më të prekura nga koronavirusi – të mund të udhëtojnë.
Italia deri më tani ka raportuar mbi 234 mijë raste me koronavirus dhe mbi 33 mijë të vdekur./REL
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











