Lajme
“Italia mund të vaksinojë shumicën e njerëzve në Evropë”
Shtatë milionë italianë mund të vaksinohen plotësisht kundër Covid deri në fund të marsit, nëse konfirmohen furnizimet e vaksinave, ka thënë komisioneri special i qeverisë Domenico Arcuri.
Arcuri tha se 249,600 dozat e para të vaksinës AstraZeneca do të mbërrinin në Itali nesër dhe do të administrohen nga java e ardhshme, tek njerëzit deri në moshën 55 vjeç, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch
Dozat e Pfizer dhe Moderna do të administrohen paralelisht, me ata mbi 80 vjeç dhe më të ekspozuar ndaj rreziqeve, siç janë punëtorët shëndetësorë. Ndërkohë, numri i italianëve që janë vaksinuar plotësisht do të arrijë 1 milion.
“Kemi rreth një milion njerëz që kanë marrë dozën e parë dhe të dytë, përpara Gjermanisë me 756,000”, ka shtuar Arcuri.
I pyetur në lidhje me ndërprerjet e fundit të prodhimit dhe ndërprerjet e furnizimit, komisioneri tha se ai po priste që BE dhe prodhuesit e vaksinave të bien dakord mbi propozimin për të transferuar një pjesë të prodhimit të tyre në vendet lokale për të rritur kapacitetin.
“Ne besojmë se Italia ka lehtësitë dhe karakteristikat për të kontribuar në një rritje të prodhimit”, shtoi ai.
Në lidhje me vaksinën AstraZeneca, e cila rekomandohet për përdorim në njerëz deri në 55 vjeç, ai tha se ishte i bindur se “provat e mëtejshme mund të lejojnë që ajo të përdoret brenda një pjese më të gjerë të popullsisë”, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












