Lajme
Italia lehtëson masat e izolimit, qytetet mbushen me njerëz
Shumë italianë kanë dalë rrugëve dhe shesheve të hënën pas vendimit të qeverisë për t’i lehtësuar masat e izolimit shkaku i krizës së koronavirusit.
Në Venecia, ku rrugët e boshatisura ishin një simbol i hershëm i krizës në Evropë, Sheshi Shën Marku ishte plot me njerëz sot, shkruan “Daily Mail”.
Stacionet e trenit në Milan ishin gjithashtu të mbushura me njerëz. Mbi katër milionë njerëz pritet të kthehen në punë në fabrika dhe kantiere ndërtimi, ndërsa të tjerët mund të bëjnë ushtrime fizike në parqe dhe t’i vizitojnë të afërmit.
Qeveria qendrore e Italisë ka thënë se autoritetet lokale janë përgjegjëse për respektimin e distancës sociale në transportin publik, por në bazë të disa fotografive, duket se një masë e tillë nuk po respektohej prerazi.
Përpos në Itali, shumë njerëz janë parë rrugëve edhe në vendet e tjera të Evropës pas largimit të disa masave kufizuese. Në Gjermani, qindra mijëra nxënës u kthyen në shkollë. Fëmijët e klasave më të larta po kanë prioritet në këtë fazë për shkak të përgatitjeve për provimet e verës.
Portugalia e ka larguar gjendjen emergjente dhe e ka lejuar hapjen e dyqaneve të vogla nga e hëna, ndonëse do të gjobiten me 350 euro të gjithë ata që nuk vendosin maska.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











