Lajme
Italia do të ndërmarrë veprime ligjore për vonesat e vaksinave COVID
Italia do të ndërmarrë veprime ligjore kundër Pfizer dhe AstraZeneca rreth vonesave në shpërndarjen e vaksinave COVID-19 për të siguruar furnizime të rëna dakord, tha Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio të dielën.
“Ne jemi duke punuar që programi ynë i planit të vaksinave të mos ndryshojë”, tha Di Maio në televizionin shtetëror RAI, përcjell albinfo.ch
Të shtunën Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se vonesat në furnizimet e vaksinave ishin “të papranueshme” dhe përbënin një shkelje serioze të detyrimeve kontraktuale, duke shtuar se Italia do të përdorte të gjitha mjetet ligjore në dispozicion.
Italia do të duhet të rimendojë të gjithë programin e saj të vaksinimit nëse problemet e furnizimit vazhdojnë, paralajmëroi një zyrtar i lartë shëndetësor.
I pyetur pse mendonte se kompanitë farmaceutike ishin detyruar të shpallnin ulje, Di Maio tha se ai besonte se ata thjesht kishin kafshuar më shumë sesa mund të përtypnin.
“Ne jemi duke aktivizuar të gjitha kanalet në mënyrë që Komisioni i BE-së të bëjë gjithçka mundet për t’i bërë këta zotërinj të respektojnë kontratat e tyre”, tha ai.
Pfizer javën e kaluar tha se po ngadalësonte përkohësisht furnizimet në Evropë për të bërë ndryshime në prodhim që do të rrisnin prodhimin, përcjell tutje albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë












