Lajme
Itali, vritet mërgimtari shqiptar
Mediet raportojnë se i vrari është 54 vjaçari, Fadil Mema nga Elbasani një ish oficer i Policisë së Shqipërisë, aktualisht emigrant në Itali
Një mërgimtar shqiptarë është ekzekutuar të premten në mëngjes në Torino të Italisë në kohën kur ai po fillonte punën, si shpërndarës i gaztave. Mediet lokale raportojnë se i vrari është 54 vjaçari, Fadil Mema nga Elbasani një ish oficer i Policisë së Shqipërisë gjatë viteve të pluralizmit.
Policia italiane ka bërë të ditur se vrasësit kanë qenë të paktën dy persona, të cilët janë shpallur në kërkim. Viktima ishte shpërndarës gazetash dhe policia mendon se atij i është ngritur pritë rreth orës 02:00 në rrugën Pavese në jug të qytetit Torino. Mendohet se ai është goditur me 6 plumba.
Policia ka marrë në pyetje bashkëshorten e tij për të kuptuar nëse 54-vjeçari ka pasur ndonjë konflikt në të kaluarën.
Mediet në Tiranë thonë se i ndjeri jetonte prej vitesh si emigrant në Torino dhe atje merrej me dorëzimin e gazetave nga shtypshkronja në pikat e shpërndarjes. Sipas Policisë, ishte një person që hapi zjarr duke lënë të vdekur në vend Fadil Memën, kurse një i dytë e priste mbi një mjet me të cilin morën arratinë nga vendngjarja.
Pak vite më parë, oficeri i policisë rrugore, Fadil Mema, u plagos me armë në këmbë nga një atentat të ngritur nga dy persona, në afërsi të shtëpisë së tij.
Atentati erdhi pak kohë pasi në dhjetor të vitit 2005, biznesmeni Sokol Çapja u vra në një lokal pranë universitetit të Elbasanit. Policia nisi hetimet dhe arrestoi shumë shtetas, të cilët akuzoheshin për vdekjen e biznesmenit, ku në dosjet e policisë ndaj tij nuk kishte asnjë procedim penal dhe se biznesmeni Sokol Çapja bënte një jetë të qetë, raporton NOA.
Pas kësaj vrasjeje, oficeri Fadil Mema është akuzuar nga familja Çapja si organizator të atentatit pas një konflikti që ky oficer kishte pasur me Sokolin. Ndërsa pak më vonë, u ekzekutua në dyqanin autoshkollë të Fadil Memës, kunati i tij, Ardian Ibrahimi. Policia nuk mundi të identifikojë dhe të kapë autorët.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












