Lajme
Itali, vonesa të vaksinave, paralajmërohen masa ligjore
Pas shumë vonesave të vaksinave, Italia do të marrë masa ligjore dhe do të rrisë presionin në Bruksel ndaj Pfizer dhe AstraZeneca për shkak të vonesave në shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Mayo, transmeton albinfo.ch.
Në raport thuhet se qëllimi është që kompanitë të vendosin sasinë e vaksinës që premtuan dhe të mos kërkojnë dëmshpërblim, tha Di Mayo për televizionin shtetëror RAI.
“Kjo është një marrëveshje evropiane që Pfizer dhe AstraZeneca nuk e respektojnë dhe për këtë arsye ne do të marrim masa ligjore. Ne po punojmë në mënyrë që plani ynë për vaksina të mos ndryshojë”, tha ai, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, ai është pyetur pse mendon se kompanitë farmaceutike u detyruan të shpallin shkurtime, Di Mayo tha se janë duke aktivizuar të gjitha kanalet, kështu që Komisioni Evropian po bën gjithçka për t’u siguruar që ato të respektojnë marrëveshjet e tyre.
Më herët sot, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se BE do të përdorte mjete ligjore për të siguruar që kompanitë farmaceutike të respektojnë marrëveshjet për shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












