Bota
Itali: Gjoba për çdo emigrant të shpëtuar
Qeveria italiane po planifikon të lëshojë një dekret, që do të bënte që çdo anije shpëtimi e OJQ-ve të gjobitej deri në 5.500 euro për çdo emigrant që zbarkon në tokën italiane. Grupet e ndihmës thonë se dekreti i planifikuar nga Matteo Salvini duket një deklaratë lufte ndaj OJQ-ve, që po shpëtojnë jetët në det.
Dekreti i ministrit të Brendshëm nga e djathta ekstreme, që do t’i propozohet Këshillit të Ministrave ditët e ardhshme, e më pas do të votohet nga Parlamenti, do të bënte që OJQ-të të gjobiteshin nga 3.500 deri në 5.500 euro për çdo të huaj të transportuar, sipas draftit të siguruar nga “The Guardian”.
Në rastet më serioze, licencat apo autorizimi për të transferuar njerëz në bord do të pezulloheshin për një muaj, deri në një vit. Dekreti i ri përforcon fuqitë e ministrit të Brendshëm në fushën e emigracionit dhe ka si objektiv t’u japë fund shpëtimeve të OJQ-ve, shkruan tch, përcjell albinfo.ch.
Për shembull, “Mjekët pa kufij” do të paguanin 440 milionë euro për shpëtimin e 80 mijë njerëzve, nëse dekreti do të kishte qenë në fuqi këto 3 vjetët e fundit.
“Dekreti i ri po kërcënon parimet ligjore dhe detyrimin për të shpëtuar jetë”, thotë Claudia Lodesani, presidente e “Mjekët pa kufij” për Italinë. “Është si të gjobisësh ambulancat se transportojnë pacientë në spital”, tha më tej ajo.
E-Diaspora
-
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura Tre viktima nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Majac, 43-vjeçari kishte ardhur për pushime... -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












