Lajme
Itali: 41.000 infeksione dhe 550 vdekje brenda një dite
Deri më tani Italia ka regjistruar pak më tepër se se 1.1 milion raste me koronavirus. Numri i të vdekurve është rreth 44,100
Italia ka shënuar edhe një herë një kulm në numrin e infeksioneve të reja të koronës që i raporton çdo ditë.
Autoritetet kanë regjistruar pothuajse 41.000 raste me koronavirus brenda 24 orëve, ka njoftuar të premten Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë po kësaj kohe numri i të vdekurve nga koronavirusi ka qenë 550, që italianëve u kujton periudhën e valës së parë, në muajt maars dhe prill.
Deri më tani Italia ka regjistruar pak më tepër se se 1.1 milion raste me koronavirus, transmeton albinfo.ch. Numri i njerëzve që kanë vdekur me Sars-CoV-2 deri më tani, është rritur në rreth 44,100.
Ditëve të fundit, numri i raportuar ditor i infeksioneve të reja ka qenë midis 33.000 dhe 38.000. Javën e kaluar, qeveria e ndau vendin në tri zona rreziku në luftën kundër pandemisë.
Rregulloret e rrepta të daljes kohët e fundit janë zbatuar në gjysmën e numrit të gjithëmbarshëm të rajoneve.
Kryeministri Giuseppe Conte sheh progres në luftimin e pandemisë së kurorës. Por, Conte ka thënë të premten se edhe në disa rajone të tjera duhet të vendosen rregulla më të rrepta për luftimin e koronës.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











