Shkurt.ch
ISIS-i kishte planifikuar sulm mbi rafineritë e naftës në Bazel
Fjala është për një sulm mbi tubacionin e një rafinerie të naftës në Bazel, në afërsi të kufirit me Francën
Luftëtarët e Shtetit Islamik (IS) duket se kishin bërë plane për të bërë një sulm në Zvicër. Në një disk kompjuteri të gjetur në Siri, të braktisur nga terroristët, gazeta “Sunday Times” ka zbuluar plane të detajuara të sulmit si dhe strategji të organizatës terroriste.
Një komandant i IS-it kishte shpallur realizimin e dy sulmeve, njërin në Gjermani e tjetrin në Zvicër. Fjala është, sipas raportimeve të bëra nga Blick dhe gazetat e shtëpisë Tamedia, për një sulm mbi tubacionin e një rafinerie të naftës në Bazel, në afërsi të kufirit me Francën, transmeton albinfo.ch. Këtë cak terroristët e kishin zgjedhur për shkak të “katastrofës ekonomike” të cilën dëshironin ta shkaktonin në të dy vendet.
Një fotografi satelitore e bërë mbi njërën nga rafineritë u ishte bashkëngjitur dokumenteve. Siç ka konstatuar një gazetar i Blick-ut nga vendi i apostrofuar, këto fotografi sqaruese nuk ishin të aktualizuara pasi që tankerët që shihen aty, janë çmontuar ndërkohë këtë vit.
Por, sa real ka qenë rreziku i një sulmi?
Shërbimi Informativ Federal i Zvicrës (NDB) bën të ditur se ka qenë i njohur me raportimet në fjalë, përcjell albinfo.ch. “NDB aktualisht nuk ka informacione shtesë lidhur me sulme të mundshme dhe me përmbajtjen tjetër të këtyre dokumenteve”, deklarojnë në Shërbimin Informativ.
NDB paraqitet me tone të zbutura. Sipas tij, aktualisht “nuk ka indicie mbi plane konkrete të sulmeve kundër caqeve në regjionin e Bazelit.
E-Diaspora
-
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO Nis iniciativa për përfshirjen e veshjes tradicionale të Hasit në UNESCO... -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











