Shqipëria
Zverneci, një ishull që meriton të promovohet
Pamjet nga ishulli Zvernec, Vlorë
Tashmë dihet se Shqipëria është një vend që ka shumë plazhe dhe një pjesë e madhe e ekonomisë vjen nga turizmi. Bregdeti është i pasur me plazhe të vegjël dhe të mëdhenj, duke u dhënë mundësi pushuesve që të zgjedhin, transmeton albinfo.ch.
Shqipëria është e pasur me natyrë të pasur dhe vende të virgjëra.
Një ndër pikat më të frekuentuara është edhe Vlora, e cila ofron për pushuesit e turistët një sërë destinacionesh turistike, ku nuk mungon relaksi, qetësia, pastërtia, rregulli, por edhe ushqimi i mirë i ofruar nga operatorët e biznesit privat.
I tillë është plazhi i Zvërnecit, një plazh ranor i rehabiliatuar vitet e fundit, e tashmë tejet funksional e në shërbim të qytetarëve.
I gjendur pak kilometra larg qytetit nën juridiksion të Bashkisë Vlorë, ai ofron një pamje ndryshe nga vitet e kaluara, i përshtatshëm për turizëm familjar, favorizuar nga rëra e pastër e cektësia e Adriatikut që lag këtë zonë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















