Bota
Ishulli i grave del në shitje, kaq kushton
Ky ishull, në pronësi të familjes italiane që prej shekullit të 16-të, Pilo Bacci, është hedhur në treg nga kontesha Paola Pilo Bacci
Ishulli privat në bregun e Sicilisë, në të cilin ndodhet një kullë vrojtimi e shekullit të 17-të, ka dalë në shitje kundrejt vlerës prej 1.7 milionë funte.
Ishulli i cilit njihet me emrin “ Isola delle Femmine” (“Ishulli i grave”) është i pabanuar dhe ndodhet rreth 304 metra larg nga qyteza që ndodhet pranë qytetit të Palermos.
Ky ishull është gjithashtu edhe pjesë e një parku kombëtar të mbrojtur.
Pjesë e këtij ishulli është edhe një kullë vrojtimi e shekullit të 17-të e cila fatkeqësisht u dëmtua shumë gjatë Luftës së Dytë Botërore, transmeton ‘monitor’.
Përveç kullës së vrojtimit, në këtë ishull ndodhen edhe sot e kësaj dite rrënoja të qytetërimit të lashtë antik grek dhe romak, përcjell albinfo.ch.
Ky ishull i cili quhet “Ishulli i grave” e ka marrë këtë emër sepse në të u transferuan rreth 13 shërbëtore turke të cilat u dënuan duke u sjellë në këtë ishull për shkak të sjelljeve të tyre të këqija, madje kur u sollën në këtë ishull ato u cilësuan si kriminele.
Ky ishull, në pronësi të familjes italiane që prej shekullit të 16-të, Pilo Bacci, është hedhur në treg nga kontesha Paola Pilo Bacci. Ajo është duke e shitur atë sepse familja e saj nuk e përdor atë as për pushime verore.
Kur ky ishull u hodh në treg për herë të parë vlera e tij ishte 3 milionë funte, dhe tani vlera e saj ka shënuar rënie, në 1.7 milionë funte për shkak se nuk kishte blerës të mundshëm në atë vlerë.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














