Integrimi
Ishte nisur për t`u martuar, përfundon në burg
Një shtetas serb bashkë me tre kosovarë kishin paguar trafikantin kosovar për t`i sjellë në Gjermani. Serbi kishte një llogari të papaguar me drejtësinë gjermane
Ai mendonte t`i bënte një vizitë të shkurtë së bijës në Munih dhe pastaj të shkonte në Zvicër, ku do të kurorëzohej me mikeshën e tij. Por, shtetasit serb 41 vjeçar nuk i doli llogaria. Në vend se në dasmë, përfundoi në burg.
Ai, bashkë me tre kosovarë i kishin dhënë 1500 euro një trafikanti për t`i sjellë në Gjermani, njofton policia federale në Rosenheim.
Zyrtarët policorë kishin ndaluar një makinë në autostradën A8 me regjistrim gjerman. Ngasësi, një kosovar 43 vjeç kishte dokumente të rregullta të Gjermanisë ndërsa tre kosovarët dhe serbi që ishin në makinë nuk posedonin kurrfarë lejesh për qëndrim në Gjermani. Pas kontrollimit më të hollësishëm të të dhënave, policët zbuluan se ndaj shtetasit serb ishte ngritur një fletarrest nga prokuroria në Bayeruth. Ai qe dënuar që në vitin 2004 me gjashtë vite burg për një plaçkitje të rëndë dhe kërcënim. Pasi kishte vuajtur tri vite të dënimit, ishte dëbuar në Serbi.
Përpjekja e tij për të hyrë sërish në Gjermani do të shtyjë përfundimisht planet e tij për martesë për rreth dy vjet. Kjo për faktin se, siç shkruan merkur.de, policët e kanë dërguar në burgun në Stadelheim ku ai do të vazhdojë vuajtjen e burgut të mbetur prej 600 ditëve nga dënimi i mëparshëm. Dënimit sigurisht do t`i shtohet edhe procedura për qëndrim të palejueshëm në Gjermani, që vlen edhe për tre kosovarët. Këta të fundit, për ndryshim prej tij, do të detyrohen të kthehen shumë shpejtë në Kosovë.
Nga ana tjetër, bashkatdhetari i tyre, shoferi 43 vjeçar, do të gjykohet për veprën penale kontrabandim të të huajve në Gjermani. Ndaj tij është bërë kërkesa për burg hetues.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja









