Bota
Ish- Presidenti i Katalonisë mund të përballet me ekstradim në Spanjë
Ish- Presidenti katalunas, Carles Puigdemont, ka mundësi të ekstradohet në Spanjë. Ai akuzohet për kqepërdorim të fondeve publike.
Ish-presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, që jeton në ekzil, mund të ekstradohet në Spanjë, ka vendosur një gjykatë në Gjermani.
Puigdemont ka ikur drejt Belgjikës, disa ditë pas dështimit të deklarimit të pavarësisë së Katalonjës nga Spanja në muajin tetor dhe është arrestuar më pas në Gjermani, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Gjykata gjermane ka miratuar ekstradimin e tij për t’u përballur me akuzat spanjolle për keqpërdorim të fondeve publike, por jo edhe për akuzën për rebelim.
Prokurorët gjermanë do të duhet të vendosin tani nëse do ta dorzojnë atë tek autoritetet spanjolle.
Deri tash ata kanë dhënë shenja se mund ta ekstradojnë.
Puigdemont pati deklaruar më herët: “Ne do të luftojmë deri në fund dhe do të fitojmë!”
Ai e ka përshkruar vendimin e gjykatës për të mos miratuar kërkesën për rebelim, si fitore, duke thënë se ai ka “mposhtuar gënjeshtrëm” më të madhe të shtetit spanjoll.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











