Lajme
Ish “Mister Corona” sulmohet nga mohuesit e koronavirusit në Cyrih
Ata ja nxirrnin përpara librin me titullin "Alarm i rremë i Koronës?" me autorë, shkencëtarët gjermanë. Ky libër aktualisht është bestseller në libraritë e Cyrihut dhe gjithë Zvicrës
Daniel Koch, i njohur më shumë si ish “Mister Corona” ishte mysafir në një aktivitet në Grossmünster të Cyrihut. Por mohuesit ose skeptikët e koronavirusit e “përmbysën” aktivitetin dhe e shqetësuan Koch-un aq shumë sa që ngjarja u desh të mbaronte herët.
Në këtë mbrëmje ku Daniel Koch ishte mysafir së bashku me Pastorin Christoph Sigrist, ish “Mister Corona” do të fliste për jetën e tij dhe efektet e pandemisë së koronës, shkruan “Blick”.
Me këtë rast, Koch u rrethua nga skeptikët e koronavirusit. Në veçanti ky rrethim u bë më agresiv gjatë fjalimit të Koch-ut, transmeton albinfo.ch. Dhe ata ja nxirrnin përpara librin me titullin “Alarm i rremë i Koronës?” me autorë, shkencëtarët gjermanë. Ky libër aktualisht është bestseller në libraritë e Cyrihut dhe gjithë Zvicrës.
Kur Koch e mbaroi fjalimin e tij, një mohuese e koronavirusit (Melanie Kolic) iu afrua më shumë dhe e akuzoi atë për “përhapje të gënjeshtrave për virusin”. Edhe skeptikët tjerë e ballafaquan ish-shefin e Departamentit të Sëmundjeve ngjitëse në Zyrën Federale të Shëndetit Publik me teoritë e tyre të komplotit.
Koch nuk e prishi qetësinë dhe i dëgjoi me kujdes skeptikët, përcjell albinfo.ch. Por situata po bëhej gjithnjë e më e pakëndshme pasi që skeptikët u bënë më agresivë dhe i drejtuan Koch-ut akuza të rënda. Pas kësaj, Koch vendosi të përfundonte debatin dhe iku nga salla përmes hyrjes së pasme të katedrales Grossmünster.
Daniel Koch, nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit dhe deri në qershor ishte personi më i pranishëm në mediat zvicerane sa i përket njoftimeve lidhur me koronavirusin. Për këtë arsye ai qe bërë një lloj “ikone” për ballafaqimin me pandeminë dhe qe identifikuar si “Mister Corona”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












