Lajme
Ish liderit opozitar i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
Ish-liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, deputetit Albin Kurti i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak deri më 17 shkurt të vitit 2016. Opozita e quan vendim politik
Gjykata Themelore e Prishtinës ia vazhdoi të hënën (sot) masën e arrestit shtëpiak, ish liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, deputetit Albin Kurti, deri më 17 shkurt të vitit 2016.
Po ashtu 30 ditë paraburgim i është shqiptuar edhe koordinatorit të sekretariateve të Vetëvendosjes, Nol Nushit.
Këtë vendim të Gjykatës, e konfirmoi Vetëvendosje, e cila e konsideron të paarsyeshme dhe politik vendimin.
“Ky sistem i kapur i drejtësisë, është vënë në shërbim të kësaj Qeverie kriminale, e cila përmes marrëveshjeve antikushtetuese po do ta instalojë “Zajednicën” në Kosovës. I bëjmë thirrje Qeverisë që t’i ndalë përpjekjet për ta shtypur opozitën”, thuhet në reagimin të Vetëvendosjes, partisë më të madhe opozitare.
Po ashtu kjo parti i bënë thirrje Gjykatave që të vihen në shërbim të Republikës, dhe “t’i nxjerrin para drejtësisë kriminelët e pushtetit, ata të cilët shkelën Kushtetutën, e për të cilët nuk vlen asnjë ligj në Kosovë”.
“Pushteti nuk mbahet me represion ndaj opozitës. Ne nuk ndalemi. Përpjekjet tona për ta mbrojtur Republikën e Kosovës nga marrëveshjet e dëmshme dhe nga kjo Qeveri, nuk do të ndalen. Më 9 janar, populli i Kosovës do ta thotë fjalën e vetë”, thuhet në komunikatën e LVV-së.
Ndryshe, Albin Kurti është akuzuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për hedhjen e gazit lotsjellës brenda Kuvendit të Kosovës. Ai së bashku me deputetët opozitarë kanë kundërshtuar marrëveshjen e Qeverisë së Kosovës me Malin e Zi për demarkacionin e vijës kufitare dhe atë me Serbinë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Përveç Kurtit, masë ndalimi kanë edhe 12 deputetë të tjerë opozitarë. Edhe ata mbahen në paraburgim dhe arrest shtëpiak për të njëjtën arsyeje.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













