Bota
Ish-kryeministri italian thërret protestë
Ish-kryeministri italian, Giuseppe Conte, pranoi një mandat të ri për formimin e qeverisë, një javë pas rrëzimit të qeverisë së tij, të mbizotëruar nga nacionalistët.
Ai tha se Italia duhet të luante një rol kryesor në Evropë, qëndrim ky që paraqet një ndryshim të dukshëm nga politikat e partisë së krahut të djathtë Liga.
Drejtuesi i Liga-s, Matteo Salvini, shkaktoi rrëzimin e koalicionit të mëparshëm.
Partneri i tij i koalicionit, lëvizja populiste 5 Yje, tani ka arritur një marrëveshje me qendrën e majtë.
Conte, një profesor i pavarur, e kishte akuzuar zotin Salvini në parlament, javën e kaluar, duke e akuzuar atë për krijimin e një krize politike për “interesa personale dhe partiake”.
Pasi presidenti, Sergio Mattarella, i dha atij mandatin për të formuar një koalicion të ri, Conte tha se Italia duhej të kompensojë kohën e humbur pasi ishte në një “fazë shumë delikate”.
“Do të jetë një qeveri për të mirën e qytetarëve, për të modernizuar vendin, për ta bërë kombin tonë edhe më konkurrues në skenën ndërkombëtare, më mbështetës dhe më gjithëpërfshirës”, tha Conte.
Ndërkohë, Matteo Salvini, u bëri thirrje mbështetësve të partisë së tij, për një protestë në Romë, më 19 tetor, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









