Bota
Ish-infermieri gjerman e pranon fajin për vrasjen e 100 pacientëve
Ai ka thënë tani se ka vrarë 36 pacientë në Oldenburg dhe 64 të tjerë në spitalin në Delmenhorst në periudhën 1999-2005
Një ish-infermier ka pranuar se ka vrarë 100 pacientë gjatë ditës së parë të gjykimit, duke e kthyer këtë person në një nga vrasësit më të mëdhenj serial të periudhës së pasluftës në Gjermani.
Hetuesit kanë thënë se Niels Högel, 41 vjeçar, u ka dhënë doza fatale të ilaçeve personave për të cilët ka pasur detyrë të përkujdeset në dy spitale në veri të Gjermanisë.
Prokurorët kanë thënë se qëllimi tij ka qenë për t’iu lënë përshtypje kolegëve duke ringjallur pacientët që ka sulmuar.
Högel aktualisht është duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për gjashtë persona të vdekur, që kanë qenë nën përkujdesje të tij, transmeton “REL”.
Ai ka thënë tani se ka vrarë 36 pacientë në Oldenburg dhe 64 të tjerë në spitalin në Delmenhorst në periudhën 1999-2005, përcjell albinfo.ch.
Kur është pyetur nga gjyqtarët në gjykatën në Oldenburg nëse akuzat kundër tij janë të vërteta, 41 vjeçari ka thënë se “pak a shumë” të gjitha nga to.
Gjykimi aktual, i cili ka nisur me një minutë heshtje për viktimat, pritet të zgjasë deri në muajin maj.
Seancat kanë nisur pas kryerjes së testeve toksikologjike për vite të tëra në 130 mostra.
Högel është zënë për herë të parë më 2005 pasi i ka injektuar një pacienti ilaçe të papërshkruara paraprakisht.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













