Zhvillim
Iseni lavdëron bujkun Kurt dhe thërret zviceranët të kalojnë pushimet në Kosovë
Blick.ch ka intervistuar dr. Bashkim Isenin, drejtorin e platformës albinfo.ch. Ai flet lidhur me shembullin e bujkut zviceranokosovar pastaj mbi gjendjen në Kosovë dhe i porosit zviceranët të prenotojnë pushimet e ardhshme në Kosovë!
Videoja ku shihet zvicerani Kurt Trachsel që jeton në Kosovë ka bërë bujë të madhe jo vetëm ndër shqiptarët por edhe në mediat zvicerane. Blick.ch ka intervistuar me këtë rast dr. Bashkim Isenin, drejtorin e platformës albinfo.ch. Ai flet lidhur me shembullin e bujkut zviceran pastaj mbi gjendjen në Kosovë dhe i porosit zviceranët të prenotojnë pushimet e ardhshme në Kosovë.
Bujku Kurt Trachsel ka migruar para 14 vitesh me familjen në Kosovë. Politologu Bashki Iseni, themelues dhe drejtues i platformës mediale të shqiptarëve të Zvicrës, albinfo.ch shprehet i gëzuar me këtë marketing pozitiv për shtetin e ri me imazh të keq. Dhe ai u apelon zviceranëve: Rezervoni pushimet tuaja të ardhshme në Kosovë!
Blick.ch: Z. Iseni, çfarë mendimi keni për bujkun Kurt Trachsel?
Bashkim Iseni: Është mrekulli kjo çfarë po bën ai. Kosova ka nevojë për njerëz të tillë, që përvjelin duart (që ia mësyjnë, punojnë, veprojnë). Bujku Kurt është model për ksoovarët.
Përse nuk shkojnë më tepër zviceranë në Kosovë?
Për shkakun se, mjerisht ka ende shumë paragjykime. Ata zviceranë që kanë qenë në Kosovë, janë befasuar për të mirë.
Cilat janë përparësitë e Kosovës?
Atje ndjehesh i mirëpritur. Njerëzit janë mikpritës dhe kureshtarë. Është e mrekullueshme që në Prishtinë, të hash diçka në ndonjë restorant dhe të pish një gotë verë – dhe për më tepër, me çmim të lirë.
Kjo domethënë që zviceranët duhet t`i prenotojnë pushimet e tyre në Kosovë?
Këtë duhet gjithsesi ta provojnë njëherë, patjetër. Ka hotele të mirë me çmime të mira. Me anglishten dhe gjermanishten depërton më së miri. Shumë madje e kuptojnë edhe schweizerdeutsch.
Çfarë i rekomandoni një “fillestari me Kosovën”?
Sigurisht, së pari kryeqytetin, Prishtinën. Të dashuruarit pas natyrës do të gjejnë parajsën në shtigjet “Pics of the Balcans”. Kosova është pak a shumë (pjesërisht) si Zvicra.
Si qëndron çështja me kriminalitetin?
Unë në Prishtinë ndjehem më i sigurt se sa për shembull në Cyrih ose në qytetin ku banoj, në Lozanë. Në Zvicër, rrugëve ka shpesh konflikte, zënka.
Por mos jeni duke e tepruar tash pak me ngjyrë roze?
Natyrisht që ka probleme me ndotjen e ambientit, korrupsionin dhe papunësinë. Por ka edhe anën e bukur, të cilën në Zvicër e njohin tepër pak. Kosova është një vend i ri që ka kënaqësi.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur mëngjesin e së dielës në Itali, duke i marrë... -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











