Kosova
Isa Mustafa: LDK-ja ende vuan nga “virusi i Vetëvendosjes”
Isa Mustafa në mars të vitit 2021 kishte dhënë dorëheqje nga posti i të parit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), përcjell albinfo.ch.
Dorëheqja e tij kishte ardhur si pasojë e rezultatit të dobët që kishte arritur në zgjedhjet e parlamentare më 14 shkurt të po atij viti.
Më 22 dhjetor të vitit që sapo e lamë pas Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) festoi 33-vjetorin e themelimit të saj.
Pavarësisht se më nuk është në udhëheqje të LDK-së, ish-kreu i saj, Isa Mustafa, në një intervistë për “Zërin” thotë se brenda LDK-së ka ende persona të mrekullueshëm e veprimtarë besnikë, por sipas tij, viteve të fundit disa persona i kishte kapluar dashuria dhe “virusi i Vetëvendosjes”.
Sipas Mustafës, sa më shpejt që LDK-ja të shërohet nga “virusi i Vetëvendosjes”, aq më mirë do të jetë për këtë parti, pasi do të ketë rritje dhe do të konsolidohet.
“Unë i përkas LDK-së, pavarësisht se tani nuk jam në krye të saj. Ka njerëz të mrekullueshëm, veprimtarë besnikë, ka një kulturë të veçantë shtetërore. LDK-ja është një pasuri politike dhe institucionale për vendin, sepse kontribuon në amortizimin e sjelljeve ekstreme dhe devijante , të cilat janë të dëmshme për stabilitetin e vendit dhe për demokracinë. Viteve të fundit disa njerëz në këtë parti i kaploi dashuria dhe virusi i Vetëvendosjes, një logjikë e largët me filozofinë politike të saj. Sa më shpejt që shërohet nga ky virus, aq më shpejt do të rritet dhe do të konsolidohet”, deklaroi Mustafa.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









