Lajme
IRU: Kufijtë të hapur për transportin e mallrave
Organizata Botërore e Transportit Rrugor (IRU) u bëri thirrje sot qeverive të vendeve anëtare të BE-së, veçanërisht asaj franceze, që të mbajnë kufijtë e hapur për transportin e mallrave, duke kërkuar qartësi në masat e reja COVID-19.
“Mbyllja e plotë e kufijve për lëvizjet e kamionëve kudo në Europë është e pashembullt në pandeminë aktuale”, tha Sekretari i Përgjithshëm i IRU, Umberto de Pretto, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
“Kamionët kanë lëvizur nëpër Europë gjatë gjithë pandemisë. Iniciativa “Green Lanes” e BE-së, e mbështetur nga të gjithë anëtarët e saj, përfshirë Francën, e bëri të qartë se vazhdimësia e zinxhirëve logjistikë është thelbësore dhe duhet të mbrohet”, shtoi ai.
De Pretto tha se veprimi i tanishëm nga qeveria franceze nuk ka kuptim dhe vetëm do t’i bëjë përkeqësojë edhe më shumë gjërat në një periudhë tashmë të pasigurt edhe për shkak të tranzicionit në pritje të Brexit-it.
Pezullimi i të gjithë trafikut nga Franca për 48 orë ka shkaktuar përçarje të konsiderueshme të trafikut të mallrave, duke kërcënuar të ndikojë në furnizimet e ushqimeve të freskëta në BM gjatë festave të fundvitit.
Sipas IRU, për të shmangur konfuzionin dhe përçarjen e mëtejshme në transportin e mallrave nëpër Evropë, qeveria franceze duhet të përjashtojë menjëherë kamionët, drejtuesit e kamionëve dhe ngarkesat e tyre nga kufizimet e kalimit të kufirit.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











