Shkurt.ch
Irlanda u sugjeron qytetarëve të saj të evitojnë Zvicrën, nga rreziku i terrorizmit!
Zvicra është e rrezikshme sikur Brazili, Kameruni, apo Afrika e Jugut! Nuk ka rëndësi pse në ndonjërin nga këto vende shkalla e vrasjeve është 30 herë ose madje dhe 45 herë më e lartë se ajo në Zvicër. Për Ministrinë e Jashtme të Irlandës Zvicra hyn në listën e vendeve me rrezik nga terrorizmi dhe për këtë arsye ajo u rekomandon qytetarëve irlandezë që ta evitojnë udhëtimin në Zvicër ose nëse patjetër duhet të udhëtojnë, atëherë të kenë kujdes të veçantë!
Por çfarë e ka shtyrë Qeverinë e Irlandës të veprojë kështu?
Sipas një raportimi të televizionit të Zvicres Frankofone (RTS), Irlandës i ka shërbyer si shkas për një klasifikim të tillë skandaloz të Zvicrës një aksion antiterrorist i policisë zvicerane gjatë dhjetorit të vitit të kaluar në Gjenevë, transmeton albinfo.ch. Me atë rast kishte pasur paralajmërime se po përgatitej një sulm terrorist në këtë qytet dhe shkalla e gatishmërisë së autoriteteve të sigurisë ishte ngritur lart.
Ministria e jashtme e Irlandës e kishte përpiluar listën e vendeve me rrezik terrorist pikërisht ato ditë. Ndërkohë, shumë shpejt, Gjeneva e kishte hequr masën e sigurisë pasi që rreziku ishte tejkaluar, por lista e Irlandës kishte mbetur pa u ndryshuar. Si rezultat, Zvicra tash, shikuar nga perspektiva irlandeze, figuron në një shoqëri jo shumë te mirë sa i përket shkallës së sigurisë.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














