Lajme
Irani do t’ia dërgojë Ukrainës kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar
Teherani pritet t’i dërgojë në Ukrainë kuti e zeza të aeroplanit të pasagjerëve që u godit aksidentalisht nga ushtria iraniane këtë muaj. Njoftimi u bë nga agjencia iraniane e lajmeve “Tasnim” të shtunën.
Autoritetet iraniane janë gjithashtu të përgatitur që ekspertë nga Franca, Kanadaja e Shtetet e Bashkuara të ekzaminojnë të dhënat nga kutitë, njoftoi e njëjta agjenci.
Incidenti i 8 janarit shkaktoi vdekjen e të 176 personave që ndodheshin në avion.
“Falë ekspertizës franceze, kanadeze dhe amerikane do të përpiqemi të lexojmë të dhënat e regjistruara të fluturimit në Ukrainë”, tha Hassan Rezaifar, drejtori përgjegjës për hetimin e aksidenteve në Autoritetit iranian të Aviacionit Civil, raporton VOA.
“Nëse kjo përpjekje do të jetë e pasuksesshme, atëherë kutitë e zeza do të dërgohen në Francë. Kutitë e zeza nuk do të lexohen në Iran”, shkruante agjencia “Tasnim” duke cituar zotin Rezaifar.
Pesëdhjetë e shtatë nga pasagjerët që humbën jetën ishin kanadezë. Kryeministri Justin Trudeau, i cili ka bërë presion për një hetim të plotë të incidentit, tha të premten se Irani duhet t’i dërgojë kutitë e zeza në Francë për shqyrtim.
Franca është një nga vendet e pakta me aftësinë për të lexuar regjistruesit e të dhënave të fluturimit dhe kabinës së avioni, që siç tha ai kanë marrë dëmtime të rënda.
Irani është përballur me një krizë të thellë si jashtë ashtu edhe brenda vendit lidhur me ngjarjen për shkak se autoriteteve në Teheran iu deshën disa ditë deri sa të pranonin se ishte ushtria iraniane përgjegjëse për rrëzimin aksidental të avionit.
Incidenti ndodhi ndërsa Irani ndodhej në gjendje gatishmërie të lartë duke kryer një sulm hakmarrës ndaj SHBA-së për shkak të vrasjes së një gjenerali Iranian, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











