Autotech
iPhone-t më të mëdhenj dhe më të shtrenjtë në histori
“XS Max” është versioni më i madh deri më sot i një “iPhone” dhe një ndër më të mëdhenjtë në tregun e telefonisë celulare, me një ekran prej 6.5 inch apo 16.5 cm, që do të nisë të shitet nga 1.099 dollarë deri në 1.500 dollarë
Kompania “Apple” prezantoi produktet e saj më të reja “iPhone”, më të mëdhatë ndonjëherë dhe më të shtrenjtët, por edhe një orë dore që sinjalizon problemet me zemrën, mbrëmjen e së mërkurës në “Steve Jobs Theaters”.
Synimi i kompanisë ishte t’u ofronte klientëve pajisjet më të përditësuara dhe më të zhvilluara ndonjëherë, edhe pse më të shtrenjta, në një kohë stanjacioni kërkesash globale për “smartphone”.
Ndryshimet relativisht të vogla në pamje, pas versionit të mbivlerësuar “iPhone X” të vitit të kaluar, ishin të pritshme nga investitorët. Strategjia duket se ka rezultuar e suksesshme, duke ndihmuar aksionet e “Apple” të rriten me më shumë se 30 për qind këtë vit, e duke e bërë atë kompaninë e parë të listuar në bursat amerikane që kap një vlerë tregu prej 1 trilion dollarësh, shkruan “TCH”.
Njëri prej produkteve më të rinj të “Apple”, “iPhone XS” i quajtur edhe si “Ten S” ka një ekran 5.8 inch apo 14.7 cm dhe pritet të shitet nga 999 dollarë minimumi deri në 1.100 dollarë, përcjell albinfo.ch.
“XS Max” është versioni më i madh deri më sot i një “iPhone” dhe një ndër më të mëdhenjtë në tregun e telefonisë celulare, me një ekran prej 6.5 inch apo 16.5 cm, që do të nisë të shitet nga 1.099 dollarë deri në 1.500 dollarë.
“Më në fund ata mundën të nxjerrin një telefon me ekran më të madh. Tashmë ata mund të konkurrojnë drejtpërdrejt me produktet Galaxy Note 9”, tha analistja Annette Zimmermann, e pranishme në eventin e zhvilluar në selinë e “Apple” në Silicon Valley, duke iu referuar kështu rivalit të Samsungut, që ka përcaktuar i pari trendin drejt telefonave me ekran më të mëdhenj.
“Ekrani më i madh do të jetë i rëndësishëm veçanërisht për tregun kinez, për të kthyer trendin atje, sepse nga ai treg kanë shënuar humbje në shitje gjatë viteve të fundit pjesërisht për shkak të përmasave të ekranit”, shtoi ajo.
“Apple” prezantoi edhe versionin “low cost” të prurjeve të reja, një “iPhone XR” me ekran 6.1 inch ose 15.5 cm, prej alumini dhe që do të nisë shitjet nga 749 dollarë.
Meqenëse dy prej produkteve risi fillojnë nga 999 dollarë e më shumë në Shtetet e Bashkuara, “Apple” duket se po përfiton nga avantazhi i një ekonomie amerikane të fuqishme, me papunësi të ulët dhe rritje të mirëqenies familjare.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












