Bota
IOM: 20 mijë refugjatë kanë hyrë në Europë që nga fillimi i vitit
Që nga fillimi i këtij viti rrugëve detare në Europë mbërritën 19 830 emigrantë të parregullt dhe refugjatë, sipas një raporti nga Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM), derisa 512 persona humbën jetën në det.
Gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, 28 325 emigrantë të paligjshëm dhe refugjatë kanë hyrë në Europë, ndërsa 638 kanë humbur jetën në Detin Egje.
Sipas përfaqësueses së IOM-it në Spanjë, Ana Dodevska, 7 666 emigrantë të parregullt dhe refugjatë të parregullt mbërritën në Spanjë deri më 22 maj, ndërsa në pesë muajt e parë të vitit 2018, u regjistruan afërsisht 8 150 emigrantë të parregullt, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Sipas përfaqësueses së IOM-it në Greqi, Christine Nikolaidou, numri i mbërritjeve në Greqi deri më 22 maj të vitit 2019 ishte 9 430, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 10 641 emigrantë të parregullt mbërritën në Greqi përmes detit.
Sipas OKB-së, gjithsej 30 510 emigrantë kanë humbur jetën midis viteve 2014 dhe 2018.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












