Integrimi
Investitori gjerman: “Në shkurt nis punën fabrika e kolektorëve diellorë në Prishtinë”
Se kjo fabrikë do të hyjë në funksion nga shkurti 2016 është afër mendsh, thotë Thoma duke ditur se makinat tashmë kanë kaluar testimin paraprak në Hilpoltstein
Joint Venture JvG Jaha Energy po instalon aktualisht një fabikë të moduleve solare (të energjisë me diell) në Prishtinë. Mbrapa JvG Jaha Energy, veç të tjerëve qëndron prodhuesi gjerman i makinave solare J.v.G Thoma GmbH nga qyteti Freystadt. Partneri i firmës gjermane është ndërmarrja vendore e Kosovë s, Jaha.
Menaxheri i saj, Gazmend Haxholli, një kosovar që ka jetuar gjatë në Gjermani, ështe, krahas shefit gjerman (Hans Thoma) fuqia motorike e kësaj ndërmarrjeje të përbashkët. Së bashku me të, Haxholli është në rrugë e sipër që «në fazën e parë të punësojë rreth 70 punëtorë, duke filluar nga praktikantët, teknikët, mjeshtrit e elektronikës, e deri te një numër i vogël inxhinierësh dhe punëtorësh adminstrativë.
Fuqia punëtore e kualifikuar në Kosovë është e disponueshme, thotë ai.
Aktualisht, në hapësirën e sallës ekzistuese prej rreth 2500 metrash katrorë po montohet fabrika e moduleve, pjesërisht e automatizuar. «Por nuk do të ketë në çdo pikë pune nga një robot, sqaron Thoma më tutje. Unë kam qenë para tri javësh atje dhe e kam bërë incizimin e truallit”. Kjo, sipas Thoma-s është me rëndësi të veçantë te energjia solare në mënyrë që të mos ndodhin mbushje statike.
Krahas çështjeve teknike, Thoma sqaron po ashtu se «nuk duhet anashkaluar ajo çfarë po ndodh në vend, në Kosovë, në përgjithësi». Prej vitesh Eulexi po përpiqet, me sukses modest, të ndërtojë atje një sistem të shtetit juridik. «Por, unë ndjehem shumë mirë atje dhe zhvilloj diskutime mjaft konstruktive», thotë Thoma.
Gjithmonë varet nga njerëzit me të cilët flet, shton Thoma, i bindur për suksesin e ndërmarrjes. Dhe në këtë pikë ai është në harmoni me atë që thotë Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë. Ajo i sheh si «përgjithësisht të mira» kushtet e të bërit biznes të ndërmarrjeve dhe investitorëve të huaj në sektorin energjetik në Kosovë. Sepse «për t`i përmbushur nevojat në rritje për energji elektrike, përveç ndërtimit të termocentraleve të planifikuara të reja janë të nevojshme edhe masat për sigurimin e efikasitetit të energjisë dhe kursimit të saj. Këtu hyn edhe shfryëzimi i burimeve të energjisë së ripërtëritshme», shkruan ambasada.
Se kjo fabrikë do të hyjë në funksion nga shkurti 2016 është afër mendsh, thotë Thoma duke ditur se makinat tashmë kanë kaluar testimin paraprak në Hilpoltstein, vend ky në të cilin është selia e dytë e J.v.G.
Në Prishtinë do të konstruktohen modulet e serisë «Desert» të prodhuesit J.v.G. Thoma. Ky tip shfrytëzon një teknologji që është e përshtatshme për kushtet klimatike me vapë. «Kryesisht për vendet si Egjipti, por përshtatet edhe për vendet e Ballkanit”, përfundon Thoma.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













