Lajme
Investitorët italianë të interesuar për Kosovën
Përfaqësues dhe afaristë nga Italia u shprehen të gatshëm për të bashkëpunuar ngushtë me kompanitë vendore por edhe për të investuar kapitalin e tyre në Kosovë
Përfaqësuesit e rajonit autonom italian Friuli Venezia Giulia dhe Kompania italiane “Fines S.p.A”, prezantuan të mërkurën në Prishtinë përvojën e tyre dhe njëkohësisht shprehën interesimin për bashkëpunim me kompanitë kosovare. Këtë gatishmëri afaristët italian e shprehen në konferenca me temën “Mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën”, që u mbajt në Ambasadën Italiane në Kosovë.
Të pranishëm në këtë forum ishin ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ambasadori i Italisë në Kosovë, Andreas Ferrares, president i “Finest S.p.A” Mauro Del Savio, presidenti i Këshillit Rajonal Autonom të Friuli Venezia si dhe Franco Jacob Giulia investitorë italianë.
”E dimë potencialin që ka Italia dhe bizneset italiane, sepse tashmë kemi të pranishëm biznese të shtetit tuaj edhe në Kosovë, të cilat bashkëpunojnë me bizneset e vendit tonë prandaj ne si Qeveri do të jemi në mbështetje të investimeve italiane në të gjitha fazat”, tha ministri Stavileci.
Ai vlerësoi organizimin e këtij forumi si një mundësi e mirë për t’u njohur me praktikat italiane të bizneseve, të cilat do të ishin një ndihmë e mirë për bizneset vendore. Me tej ministri Stavileci u tha investitorëve italianë se Kosova është duke kaluar në një periudhë stabile, të qetë dhe të përshtatshme për investime.
Nga ana e tij, Andreas Ferrares tha se Kosova duhet të krijojë kushte më të mira për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe se Italia është mjaft e interesuar që të investojë në Kosovë.
Ndërsa, presidenti i “Finest S.p.A”, Mauro Del Savio, duke prezantuar aktivitetin e subjektit që drejton tha se ajo ofron ekspertizë ekonomike dhe këshilla për zhvillimin e kompanive me qëllim të promovimit të tyre në tregun ndërkombëtarë. Ai tha se Finest S.p.A është e gatshme të bashkëpunojë ngushtë me bizneset kosovare për t’i ndihmuar ato në rritjen e aftësive të tyre për të qenë konkurruese në tregun evropian dhe më gjerë.
Ndryshe, “Finest S.p.A” është themeluar me 1991 në Itali dhe është në pronësi të një grupi të subjekteve publike siç është Friuli Venezia Giulia dhe regjioni Veneto dhe disa banka private. Vlera e kompanisë është 150 milionë euro, ndërsa ka investuar më shumë se 250 milionë euro jashtë vendit gjatë këtyre 20 viteve.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











