Lajme
Investimet nuk vijnë nga letrat me vlerë
Emetimi i letrave me vlerë është hap i mirë, por edhe Letrat me vlerë janë borxhe, e borxhi është barrë
Me synimin për të rritur investimet e huaja, Qeveria e Kosovës ka filluar emetimin e letrave me vlerë. Ndërsa ekspertët e ekonomisë e shikojnë këtë me skepticizëm gjithë këtë punë. Ata thonë se investimet nuk rriten me letra, pasi sipas tyre edhe letrat janë borxhe.
Sipas drejtorit të Institutit “RIINVEST”, Lumir Abdixhiku, emetimi i letrave me vlerë është hap i mirë, por që varet shumë edhe nga shuma e parave e cila do të merret nga Qeveria. “Letrat me vlerë janë borxhe, e borxhi është barrë. Edhe investitorët nuk do të kenë ndonjë interes të madh për të blerë letra me vlerë në Kosovë “. Abdixhiku, thotë po kështu se Kosova ende nuk ka ndonjë vlerësim nga ndonjë agjenci për rreziqet kreditore.
Ai thotë se investimet nuk mund të rriten përmes letrave por vetëm shuma e parave që do t’i ketë Qeveria në dispozicion.
Kurse ish-drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe njohësi i rrethanave ekonomike, Agron Mustafa, e vlerëson emetimin e letrave me vlerë nga Ministria e Financave dhe Banka Qendrore e Kosovës si të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendi. Ai thotë se shitja e Letrave me Vlerë në Kosovë paraqet një fillim të mbarë për Kosovën, njëkohësisht duhet inkurajuar Qeverinë e Kosovës për zgjerimin e mëtutjeshëm të aktiviteteve të tilla.
Tregu i letrave me vlerë, sipas tij, do t’ krijojë mundësi reale që një pjesë e kapitalit financiar të akumuluar me vite të tëra nga asetet kosovare të kthehet në vend.
Ndërkaq, zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Arta Istrefi tha për telegrafin se investimet e huaja në vitin 2011, kanë shënuar rritje në krahasim me vitin 2010. “Gjatë 6 muajve të parë të vitit 2011, kemi pasur rritje të investimeve prej 15 % krahasuar me gjashtëmujorin e parë e vitit 2010”, thotë ajo.
Investimet e huaja në Kosovë nëpër vite IHD në Kosovë: 2006 – 266 milionë euro, 2007 – 440 milionë euro, 2008- 366 milionë euro, 2009 = 285 milionë euro, 2010 – 395 milionë euro dhe për pjesën e parë të vitit 2011 – 157 milionë euro. /Albinfo.ch & telegrafi.com/
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










