Lajme
Investimet nga diaspora, suksesi i garantuar
'KosovaTex' është njëra nga kompanitë më të suksesshme ku tërë prodhimtarin e vetë e eksporton në Gjermani përkatësisht në vendet e Bashkimit Evropian
Autoritetet e Kosovës kanë vizitua të premten kompanitë ”Kosovatex” që është më e suksesshmja e investuar nga një mërgimtarë. Kryeministri Isa Mustafa tha se kjo fabrikë me pronar Lazim Destanin ka arrit kulmin e sukseseve të bizneseve jo vetëm në Kosovë por në tërë botën edhe në Evropë, Amerikë, Azi dhe në Afrikë.
‘KosovaTex’ është njëra nga kompanitë më të suksesshme ku tërë prodhimtarin e vetë e eksporton në Gjermani përkatësisht në vendet e Bashkimit Evropian.
Mustafa tha se kjo kompani ka mbi 12 mijë të punësuar që është shpërndarë në 25 shtetet në 150 lokacione që ka besimin e institucioneve më të forta botërore që të kryejë shërbime dhe punë.
“Ffati ynë është që ky biznes është edhe këtu në Kosovë jo vetëm këtu, por ka edhe tre fusha tjera të operimit që i zhvillon në Kosovë sepse është më i koncentruar këtu në Ballkan është fjala për një biznes shumë të suksesshëm i cili tërë prodhimtarin e vetë e eksporton në Gjermani përkatësisht në vendet e Bashkimit Evropian” ka thënë ai.
Mustafa ka thënë se Qeveria do të punojë që të krijojnë kushte më të mira që të zhvillohen këto biznese, citon “Zëri”.
Ndërsa Lazim Destani pronar i “KosovaTex” ka thënë se kanë plane për investime të reja në Kosovë.
“KosovaTex është para gjashtë viteve në prodhim dhe prej asaj kohe e tash vinë to u rrit si biznes dhe shpresoj se në të ardhmen do të rritet më shumë. U bisedua edhe për gjendjen momentale të fabrikës u bisedua për ardhmëritë për idetë mendimet tona që i kemi për investime të reja këtu në Kosovë. Shpresoj të realizohen të gjitha këto”, deklaroi ai.
Destani ka thënë se të bësh biznes në vend, duhet të pritet që një kohë të gjatë të kthehet ai investim afatgjatë, por që biznesi ka një qëndrueshmëri.
“Biznesi këtu është shumë i qëndrueshëm, por kuptohet bizneset e shpejta janë edhe jo të suksesshme dhe për këtë arsyeje kam një porosia të bizneset nëse sot kanë mundësi ka standarde që të biznesi në vendet tona në Kosovë të zhvillohet” ka thënë ndër tjerash Lazim Destani.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











