Lajme
Investimet e huaja, marrin teposhtëzen
Investimet e huaja direkte në Kosovë që nga viti 2007 kanë shënuar rënie të vazhdueshme. Në vitin e kaluar vlera e tyre nga 350 milionë, që ishte në 2008, kishte rënë në 291 milionë euro. Për këtë vit ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se kjo shifër nuk do të arrijë as në 100 milionë euro. Projekti për përmirësimin e biznesit në Kosovë, i financuar nga Banka Botërore, pritet të sjellë reforma në pesë fusha ekonomike gjatë vitit të ardhshëm. Këto reforma kanë ardhur si shkas për tërheqjen e investimeve të huaja.
Ishte premtuar se këto reforma do të fillonin në muajin janar. Por, kriza institucionale ka ndërprerë punën e ekipit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë bashkë me atë të Bankës Botërore për të përgatitur dokumentin unik për ndryshimet që pritet të bëhen.
Ekspertë të çështjeve ekonomike konsiderojnë se reformat për përmirësimin e kushteve në ambientin biznesor në Kosovë nuk mund të kryhen në një periudhë të shkurtë kohore. Kushtrim Puka, analist ekonomik në “GAP”, thotë se janë të nevojshme këto reforma, duke theksuar faktin se Kosova është e radhitur në vendin e 119-të për bërjen e biznesit.
“Duke marrë parasysh faktin se ky raport vlerësohet si një ndër raportet më prestigjioze nga investitorët e huaj, është shqetësues fakti që Kosova radhitet si vend shumë i dobët pikërisht në fushat që janë me rëndësi të veçantë për investitorët e huaj”, thotë Puka. Për vitin 2011, Kosova zë vendin e 163-të në fushën e themelimit të biznesit, 173 për marrjen e lejeve ndërtimore, 155 për zbatimin e kontratave, 130 në tregtinë ndërkufitare dhe vendin e 173-të për mbrojtjen e investitorëve.Rënia e vazhdueshme e IHD-së në Kosovë, sipas tij, është edhe një fakt tjetër që paraqet dështimin e qeverisë për t’i përmirësuar kushtet në ambientin biznesor dhe për tërheqjen e sa më shumë IHD-ve.
Ai shprehet skeptik se këto reforma do të arrihen për një kohë të shkurtër. “Reformat e nevojshme për përmirësimin e kushteve në ambientin biznesor në Kosovë nuk mund të kryhen në një periudhë të shkurtë kohore dhe në to duhet punuar intensivisht”, thotë Puka, duke shtuar se për vitin 2010 do të ishte sukses nëse arrihet vlera prej 100 milionë eurosh. Profesori i ekonomisë në UP, Nagip Skenderi, thotë se fushat të cilat i ka identifikuar Banka Botërore, si fusha të interesit të përgjithshëm shoqëror për një rimëkëmbje ekonomike e sociale të vendit, janë në interes prioritar edhe të vetë Qeverisë së Kosovës, sepse janë këto fusha ku mendohet se do të bëhet përmirësimi ekonomik i vendit.
“Me këtë rast në këto fusha do të krijohet klimë më e favorshme për investime, siç është krijimi i ambientit të biznesit përmes legjislacionit më të favorshëm fiskal, monetar e rregullativ, duke përshpejtuar dhe rregulluar çështjen e marrjes së lejeve ndërtimore , sepse dihet se në çfarë kaosi ndërtimor ka shkuar vendi këto vite të tranzicionit, posaçërisht Prishtina”, thotë Skenderi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën









