Shqipëria
Intervista që Faik Konica e dha për radion amerikane para 80 vjetëve
Një intervistë e padëgjuar më parë e Faik Konicës është publikuar këto ditë nga gazetari i VOA-s, Ilir Ikonomi.
Bëhet fjalë për një intervistë që Konica e dha për radion amerikane NBC, më 8 prill të vitit 1939, një ditë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, përcjell albinfo.ch.
“Intervistuesi quhet Hilmar Baukhage, komentator i njohur i asaj kohe. Disa orë përpara bisedës në radio, Baukhage e kishte vizituar Konicën në apartamentin e tij në Hotelin Mayflower të Uashingtonit, duke shprehur habi për librat e shumtë që rrethonin ministrin erudit të Shqipërisë. Ky është i vetmi zë i Konicës që njohim deri më sot. Intervistën po e bëj publike të plotë me lejen e radios NBC në Nju Jork”, ka shkruar Ikonomi.
Gjatë kësaj interviste, pavarësisht pushtimit italian, Konica thoshte se ai vazhdon të jetë ministër fuqiplotë i Mbretërisë së Shqipërisë së asaj kohe.
“Asnjë qeveri tjetër nuk ekziston në Shqipëri. Qeveria nuk mund të ekzistojë nëse nuk ka mbështetjen e njerëzve që qeverisen. Pavarësisht çfarë forme të qeverisjes pretendojnë të ngrenë italianët, ajo nuk do të ketë përkrahje popullore. Unë vazhdoj të përfaqësoj Mbretin dhe vendin tim”, thotë Konica në këtë intervistë, përcjell albinfo.ch.
Tutje, gazetari e pyet Konicën se ku do ta bëjnë qeverinë shqiptarët, pasi që Italia kishte marrë të gjitha krahinat.
“Qeverinë nuk e bëjnë ndërtesat. Që ajo do të jetë e padukshme, nuk do të thotë se nuk do të ekzistojë. Qeverinë time mund ta shkatërrosh aq sa mund ta shkatërrosh shpirtin e popullit tim”, ishte përgjigjur Konica.
Kjo është intervista audio e plotë, e publikuar nga Ilir Ikonomi, me leje të radio NBC:
https://www.facebook.com/ilir.ikonomi/videos/10157125273878684/
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














