Lajme
Interpelanca parlamentare e Gregor Gysi-t për ngjarjet në Maqedoni
Në një interpelancë parlamentare të të majtëve, të nënshkruar nga Gregor Gysi, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, parshtrohen pyetje të shumta në lidhje me gjendjen aktuale në Maqedoni. Pyetjet janë mbështetur kryesisht në disa informacione të publikuara në shtypin serb dhe rus mbi ngjarjet e fundit në Kumanovë.
Në vend të përgjigjeve Gysi për një pjesë të pyetjeve të parashtruara mori përgjigjen „publikimi i informacioneve do t’i dëmtonte interesat e Republikës Federale Gjermane“.
Ja disa nga pyetjet e parashtruara nga Gysi:
- Sa ka njohuri Qeveria Federale se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoni do të mbahen në prill 2016?
- Sa ka njohuri Qeveria se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të bllokojë anätarësimin e Maqedonisë në NATO, poqese nuk zbatohet plotësisht Marrëveshja e Ohrit?
- Sa është einformuar qeveria për konfliktin tregtar mes „krahinës autonome serbe të Kosovës“ (kështu e quan Gysi Republikën e Kosovës“) dhe Republikës së Maqedonisë dhe sa është e informuar ajo se a është zgjidhur ky konflikt?
- Sa është e informuar Qeveria Federale se shefi i tashëm i Qeverisë së Maqedonisë, Nikola Gruevski, përkrah planin për gazësjellësin „Turkish Stream“ përkundër rivalit të tij Zoran Zaev dhe për këtë arsye i pari mbështetet nga Rusia, kurse i dyti nga të tjerët?
- Çfarë lidhjesh sheh Qeveria Federale mes takimit të mbajtur në Budapest të ministrave të punëve të jashtme të Greqisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Hungarisë më 7 prill 2015 rreth „Turkish Stream“ dhe të trazirave antiqeveritare të filluara një muaj më vonë në Shkup?
- Ç’njohuri ka Qeveria Federale mbi pjesëmarrjen e diplomatëve evropianë dhe atyre amerikanë në protestat antiqeveritare në Shkup?
- Çfarë njohurish (përfshirë edhe ato nga Shërbimi Informativ) ka Qeveria Federale mbi futjen dy ditë më parë të njerëzve të armatosur nga Kosova?
Çfarë njohurish ka Qeveria Federale mbi lidhjet e rebelëve në Kumanovë dhe të UÇK-së së Kosovës?
- Çfarë njohurish ka Qeveria mbi sulmin me raketa në një ndërtesë qeveritare në kryeqytetin maqedonas, Shkupin?
- Çfarë njohurish ka Qeveria Federale mbi marrjen përsipër të sulmit mbi një ndërtesë qeveritare në tetor të vitit 2014 nga UÇK-ja dhe arsyetimin e sulmit me mungesën e përparimeve të integrimit të Maqedonisë në BE?
- Çfarë njohurish ka Qeveria Federale mbi sulmin e 40 ushtarëve të UÇK-së në vendin kufitar Gosince në prill të vitit 2015?
- A i vlerëson Qeveria Federale zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 2014 si fer dhe të lira ?
- Çfarë njohurish ka Qeveria Federale mbi pagimin e parakohshëm (në mars 2015) të një kredie nga Maqedonia Fondit Monetar Ndërkombëtar?
- Si kanë lëvizur borxhet e ish Rep. Jug. të Maqedonisë ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar në vitet 1999 – 2014 ?
- Çfarë njohurish ka Qeveria Federale mbi planet « zhvillimore» të kompanisë ruse « Gazpromet » në Maqedoni ?
- Çfarë njohurish (përfshirë edhe ato nga Shërbimi Informativ) ka Qeveria Federale mbi shpalljen e “Republikës së IlirIdës” nga politikani i etnisë shqiptare, Nevzat Halili ?
- Çfarë njohurish ( edhe nga Shërbimi Informativ) ka mbi « Gardën e Republikës së Iliridës » ?
- Çfarë kontiuniteti ekziston mes kryengritjes së vitit 2001 dhe aktiviteteve të « Republikës së Iliridës » dhe « Gardës së Republikës së Iliridës » sipas njohurive të Qeverisë Federale?
- Çfarë lidhjesh personale, financiare, ushtarake dhe të shërbimeve të fshehta të « Gardës së Republikës së iliridës » dhe të Republikës së Kosovës të pranuar nga Gjermania i janë të njohura Gjermanisë ?
- Sa qytetarë të Ish Rep. Jug. të Maqedonisë kanë marrë shtetësi bullgare ?
- Në ç’formë dhe në ç’mënyrë, sipas njohurive që ka Qeveria Fedrale, i ka preferuar Qeveria Amerikane asaj greke për të hequr dorë nga « Turkish Stream » ?
- A ka njohuri Qeveria Federale për vërejtje të ngjashme të Qeverisë Amerikane Qeverisë Maqedonase ?
- A i janë bërë vërjetje të ngjashme edhe qeverisë greke? (Përktheu nga gjermanishtja për albinfo.ch: Nexhmedin Gërguri)
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











