“Interneti trash trurin”
Mjedisi teknologjik mund të ndikojë në evoluimin e njerëzimit. Ky efekt është tani më i dukshëm dhe paraqet një deficit të memories në rritje.
Mos vallë, interneti na e trash trurin, mos na bën budallenj?
Hulumtuesit në SHBA kanë demonstruar se si kërkimet në internet kanë ndryshuar mënyrën e përdorim të trurit tonë. Sipas studimit të botuar në revistën “Science” (Shkenca), njerëzit nuk mbajnë në mend informacionet që gjejnë me një klik në internet. Shkencëtarët e Universitetit Columbia, Harvard dhe Ëisconsis kanë zbuluar se kur shtrohet një pyetje për të cilën nuk kanë përgjigje, njerëzit automatikisht mendojnë se si të bëjnë kërkime në Google.
Po ashtu, ata kanë konstatuar se njerëzit preferojnë të kujtojnë vendin e saktë ku gjendet një dosje në kompjuterin e tyre se sa të mbajnë në mend përmbajtjen e dosjes në fjalë. “Në vend se të mbajnë në mend të gjithë numrat e telefonit, njerëzit preferojnë të kujtojnë vendin ku ruajnë librin me numrat në fjalë. Çështja e Internetit është pak a shumë e ngjashme, por në një shkallë më të madhe”, thotë Emmanuel Sander, një studiues në Universitetin e Parisit. Ndryshe, Interneti ka marrë vendin e një disku të memories së jashtme.
Pas vendosjes së trurit tonë në asistencë, cilat janë efektet e tjera të teknologjisë në trupin tonë? Sipas disa parashikimeve, ndonjëherë edhe karagjoz (lexo më poshtë), por jo të palegjitimuara, njeriu «Homo spaiens googleis», ka prirje për regres. Zbuloni zhvillimet më të frikshme që kërcënojnë pasardhësit tanë.
Zvogëlimi i krahërorëve dhe amorfizmi i këmbëve
Mungesa e stërvitjes dhe orët e gjata të shpenzuara para ekranit do të shkaktojnë atrofi të muskujve të gjymtyrëve të ulëta. Këmbët do të zbutën deri sa ato nuk do të mund të mbajnë peshën e trupit, e cila do të jetë tepër e madhe. Adam Zaretsky, profesor në Universitetin Leiden në Holandë, për teorinë e tij të “njeriut kandil” thotë se njeriu do të bëhet gjithnjë e më tepër i butë, sikur llojet invertebrore. Gjithnjë e më pak të përdoruar, krahët dhe duart e njeriut do të shkurtohen sikur ato të kangurit.
Po ashtu, thuhet se smartphon, lojërat elektronike dhe veglat kompjuterike musklojnë gishtat, kështu që gishti i madh do të rritet. Kurse, në anën tjetër, testiset do të atrofizohen për shkak të ekspozimin ndaj valëve elektronike, gjë që do të rritë sterilitetin.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










