Lajme
Intelektualët, kundër fjalorit kërcënues të Ali Ahmetit
“Të vetëdijshëm për hendikapët tuaja arsimore dhe thjeshtësinë e mendimit, po e përmbyllim këtë letër shkurt dhe shqip: "Nuk ta kemi frikën hiq!", shkruajnë Kim Mehmeti, Arsim Zekolli dhe Ramadan Ramadani
Tre intelektualë shqiptarë nga Maqedonia, Kim Mehmeti, Arsim Zekolli, Ramadan Ramadani, i janë përgjigjur me një letër publike, liderit të BDI-së, Ali Ahmeti duke i treguar se nuk i frikësohen nga kërcënimet e tij. Ata thonë se nuk ia kanë fare frikën, pavarësisht deklaratave kërcënuese.
Reagimi i tyre pason një deklaratë lëshuar nga Ali Ahmeti, kryetrari i partisë më të madhe politike shqiptare në Maqedoni (BDI), drejtuar publicistëve se kjo parti është sikurse thëngjilli.
“Un kam një porosi për të gjithë ata që kanë menduar dhe do të ju shkojë mendja të mendojnë në të ardhmen, se BDI është forcë që i ngjan thëngjillit, po e preke të djeg”, pat thënë Ahmeti në koncertin e mbajtur më 11 prill.
Kjo deklaratë është parë si kërcënuese nga intelektualët dhe publicistët shqiptarë në Maqedoni, të cilët i thonë Ahmetit se “nuk ia kanë frikën”.
“Duke parë se dy herë radhazi, për një kohë të shkurtër, publikisht përmendni analistë dhe publicistë dhe duke dashur që të mos ju ndodh kjo edhe për herë të tretë, e aq më pak t’u kalojë në shprehi, dëshirojmë të ju përkujtojmë për një rregull bazë që shumica e njerëzve që kanë arsim të rregullt formal e dinë: komentuesit e opinionit dhe shoqërisë janë vrojtues dhe nuk janë palë në proceset dhe dukuritë”, thuhet në letër.
“Gjithashtu duam t’u tregojmë se “thëngjilli” është prush i shuar dhe nëse edhe në të ardhmen do doni të na kërcënoni nëpërmjet metaforave, duhet të keni kujdes si i përdorni ato, ngaqë kur ato i përdorë njeriu që nuk e dinë domethënien e tyre, atëherë fjalimi mund të ngjajë në lehje”, konsiderojnë ata.
Kështu që, sipas këtyre tre analistëve, t’iu mbeten metaforat atyre që dinë t’i përdorin ato, e çiftelia me dy tela, siç thonë më tej, rapsodëve “e të mos i ngatërrojmë punët”.
Ata po ashtu thonë se janë në dijeni për të gjithë vrojtimet dhe tentativat e dështuara analitike të Ali Ahmetit në gjeopolitikë, letërsi, fe dhe shoqëri, në të kaluarën. “Për momentin jemi të fokusuar të shpalosim skemën e tanishme të vasalitetit tuaj politik. Të cilën vazhdoni ta praktikoni me frikën, mungesën e dijes dhe kapacitetit lideresk personal”, konsiderojnë ata.
Ata ia përkujtuan po ashtu Ahmetit ndihmën që i kanë dhënë për ardhjen e tij në Shkup.
“…me vogëlsinë tonë ju ndihmuam në kohët kur nuk guxonit të vini në Shkup, duke shpresuar se nuk do “thëngjëlloseni” e do mbeteni prush që do e mbajë ndezur zjarrin e demokratizimit të shoqërisë shqiptare dhe të mendimit të lirë shqiptarë”, konsideron analistët.
Kim Mehmeti, Arsim Zekolli dhe Ramadan Ramadani po ashtu ia përkujtojnë liderit të BDI-së se nuk do të heqin dorë nga bindjet e tyre.
“Mos pretendoni se kërcënimet e juaj do na çojnë të heqim dorë nga bindjet dhe mënyra si ne i shohim e vlerësojmë punët e atyre që mund edhe të mendojnë se vota e shumicës së popullit, është e barabartë me mençurinë kolektive të një populli…Andaj do bënit mirë ta ktheni pushtetin mbi vetveten dhe tërë trimërinë e guximin tuja ta vini në shërbim të asaj për çka u kanë votuar: të fitoni betejat me sunduesin të cilit i shërbeni, e jo t’i përçani shqiptarët”, konsiderojnë ata .
“Pra t’ua rikujtojmë: në këto troje kanë ardhur e shkuar shumë sundues, por ajo që ka mbetur e përhershme dhe e pavdekshme është ideja për lirinë dhe shqiptarinë. E ajo ide ka gjallëruar edhe para se të ktheheni ju nga Zvicra e do gjallërojë edhe pasi që ju përfundimisht të ktheheni në Zajas ku si pensionist dhe i qetë do mund më lehtë ta kuptoni se kur ju keni mbrojtur kolltukun që ua ka ofruar Gruevski, ne kemi bërë çmos të ruajmë dinjitetin, nderin dhe mendjen tonë”, thuhet në reagim.
Po ashtu në fund të letrës, shpërthejnë edhe publicistët, duke i thënë Ahmetit se ‘gojën mundet t’u mbyllë fizikisht, por jo edhe t’i ndalë akrepat e orës”.
“Të vetëdijshëm plotësisht për prejardhjen tuaj politike dhe modus operandin tinzar, ju mbase mund edhe te na mbyllni gojën fizikisht…Te vetëdijshëm për handikapët tuaja arsimore dhe thjeshtësinë e mendimit, po e përmbyllim këtë letër shkurt dhe shqip me një porosi: “Nuk ta kemi frikën hiq!”:, shkruajnë Kim Mehmeti, Arsim Zekolli dhe Ramadan Ramadani.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











