Lajme
Integrimi i homoseksualëve, i vështirë në Kosovë
“Të jetosh në Prishtinë si homoseksual është shumë e vështirë. Në momentin që shoqëria e kupton orientimin seksual, largohen prej teje”, thotë një homoseksuali N.N
Komuniteti LGBT (lesbike, homoseksualë, biseksualë dhe transgjinor) vazhdon të mbetet i pa integruar në shoqërinë kosovare e cila edhe më tej e konsideron tabu, orientimin ndryshe të seksit. Prandaj, të jesh homoseksuali në kryeqytetin e Kosovës –Prishtinë, nuk duket të jetë e lehtë.
Kështu thonë vetë pjesëtarët e këtij komuniteti, duke treguar se shoqëria, e edhe familja, i diskriminon në momentin kur tregojnë për orientimin e tyre seksual. Edhe pse rreth 20 për qind e popullatës së përgjithshme në botë thuhet se kanë tendenca të orientimit homoseksual, lesbik, biseksual apo transgjinor, socializimi i tyre duket i vështirë.
Personi me inicialet N.N. në kushte anonimiteti, ka folur për REL për jetën e tij si homoseksual. Ai flet sidomos për peripecitë që ka për t’u pranuar nga rrethi dhe shoqëria.
“Të jetosh në Prishtinë si homoseksual është shumë e vështirë. Në momentin që shoqëria e kupton orientimin seksual, largohen prej teje, e gjithashtu edhe familja ka tendencë të të largojë prej shtëpisë, e nuk ka më keq. Shumica e familjeve në Kosovë mendoj se ende janë tradicionale dhe nuk i pranojnë njerëzit si të tillë, pasi që gjithçka që është ‘burrërore’ çmohet më shumë, dhe është e vështirë të pranohen njerëzit me orientim të vetin seksual dhe nuk i respektojnë të drejtat e secilit”, thotë ai.
Shqiptarët, si popull, sipas tij, janë diskriminues, për çdo komunitet që ekziston, e aq më shumë për komunitetin LGBT.
“Kanë shumë stereotipe; mendojnë që të huajt (ndërkombëtarët) na e kanë sjellë këtë veti. LGBT diskriminohen edhe në rrugë, vetëm pse i shohin meshkujt që janë pak më të feminizuar. Gjithashtu diskriminohen në punë, në shkollë..”, deklaroi ai.
N.N bën edhe krahasimin me vitet paraprake për jetën e njerëzve me orientime të ndryshme seksuale.
“Po flas për periudhën e ndryshimeve ndër kohë, mendoj se ka ndryshime. Kohëve të fundit po flitet dhe po del në pah komuniteti, për dallim nga vitet paraprake që ka qenë temë tabu. Për ditën ndërkombëtare kundër homofobisë, janë organizuar dy marshe në Prishtinë, e nuk ka pasur asnjë aksident. Kjo është mirë pasi që po bëhet me dije që ky komunitet ekziston”, tha ai.
Edhe shoqëria kosovare, në shikim të parë, duket se pranon si normale këtë komunitet, edhe pse në shumë raste LGBT konsiderohet si kategori e dobët e njerëzve.
Zana Beqiri, rreth të 40-tave, mendon se pjesëtarët e këtij komuniteti duhet të shihen si pjesë e shoqërisë. “Meqë është e drejtë njerëzore, dhe mendoj se ishte dashur të konsiderohet normale. Në Prishtinë nuk më duket se trajtohet aq mirë, meqë tek ne edhe fyerjet i kemi të rënda ndaj komunitetit, i quajmë me lloj-lloj emrash, i stigmatizojmë ndryshe-ndryshe”, thotë ajo.
Edhe Lulzimi, fotograf me profesion, nuk sheh ndonjë arsye pse LGBT duhet diferencuar nga pjesa tjetër e shoqërisë. “Të gjithë janë njerëz. Nuk e di pse duhet me qenë komunitet. Si gjithë njerëzit, duhet të jetojnë edhe ata. Nuk e di pse konceptohen si komunitet. Jo që duhet të jetojnë të lirë, po ajo është e domosdoshme, në gjithë planetin”, tha ai.
Ndryshe në filli të kësaj jave është promovuar një video-spot, dedikuar komunitetit LGBT, për arsye të sensibilizimit të opinionit lidhur me të drejtat e këtij komuniteti.
Ideatori i këtij projekti është Shkumbin Tafilaj. “Besoj që ishte momenti për ta publikuar këtë video-spot. Grupe të caktuara janë shprehur me revoltë për aktivitetet e komunitetit LGBT në vendin tonë. Kjo ka qenë shumë inspiruese për ta trajtuar në një dimension tjetër, çfarë është dimensioni artistik”, tha ai.
Për herë të parë në Prishtinë, më 17 Maj të vitit të kaluar, është mbajtur një marsh simbolik kundër homofobisë, duke e shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë. Në këtë marsh kanë marrë pjesë disa persona, por ka kaluar pa asnjë incident. Në vendet tjera këto mardhe, përfundojnë në dhunë, siç është rasti i fundit në Beograd.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









