Lajme
Instituti i Shëndetit Publik: Tri javët e ardhshme, kritike në luftën kundër pandemisë
Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka thënë se tri javët e ardhshme janë kritike të shpërthimit të rasteve me COVID-19.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, të mbajnë higjinenën personale dhe t’iu përmbahen rekomandimeve të institucioneve të Kosovës.
Ramadani tha se qytetarët duhet të mbajnë distancë fizike prej dy metrash, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e virusit.
“Apeloj që këto tri javë të mos tubohen, të qëndrojnë në shtëpi, sepse do të kalojë sa më lehtë që është e mundur nëse u përmbahen rekomandimeve të Institutit të Shëndetësisë”, tha Ramadani.
Ai këto komente i bëri në një konferencë për media në Prishtinë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë është 135, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur











