Kosova
Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Diasporë – shembulli i Gjermanisë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës së Kosovës, për herë të parë në nivel federal, ka organizuar në Gjermani punëtorinë me temën “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Diasporë – shembulli i Gjermanisë”.
Të ftuar ishin ministrja e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe e Inovacionit, Arbërie Nagavci; zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Liza Gashi, dhe ambasadori i Republikës së Kosovës Faruk Ajeti, të cilët përshëndetën të pranishmit me fjalë rasti.
Përgjatë kësaj punëtorie u theksua rëndësia, të arriturat dhe sfidat e mësimit plotësues në gjuhën shqipe vite. Përmes një videomesazhi, të pranishmit i përshëndeti edhe zëvendësministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Artemis Malo.
Pjesë e kësaj punëtorie ishin mësimdhënës nga qytete të ndryshme të Gjermanisë, të cilët përmes diskutimeve ofruan kontributin e tyre lidhur me temën e institucionalizimit dhe certifikimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe.
Zëvendësministrja Gashi i përgëzoi mësimdhënësit për punën e palodhshme dhe të vazhdueshme për ruajtjen e trashëgimisë kulturore për brezat e ardhshëm dhe forcimin më tej të lidhjes së tyre me atdheun. Po ashtu, Gashi potencoi rolin e punëtorisë në shkëmbimin e njohurive dhe të përvojave të ndryshme në mes të republikave të Gjermanisë dhe më gjerë, si dhe rëndësinë e komunikimit ndërmjet mësuesve dhe institucioneve për t’i adresuar sfidat ekzistuese
Zëvendësministrja Gashi theksoi rëndësinë e institucioneve të shtetit gjerman në institucionalizimin e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e vënies së një baze të fortë të bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve, për t’u siguruar që certifikimi të jetë i qëndrueshëm dhe afatgjatë. “Duhet të jemi realistë ngase, me gjithë vullnetin që ekziston, proceset administrative marrin kohë por ne jemi të gatshëm dhe të vullnetshëm për ta mbështetur”, tha ajo.
Kjo ishte punëtoria e parë e organizuar në këtë nivel, ndërkaq pritet të mbahet përvjetshëm.
E-Diaspora
-
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Ai kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës... -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta















