Integrimi
Iniciohet rrjeti i të rinjve dhe studentëve në Gjermani
Deri tani, Ministria e Diasporës ka iniciuar krijimin e rrjeteve në Austri, Zvicër, Slloveni dhe Kroaci.
Ministria e Diasporës, në kuadër të përgjegjësive dhe përmbushjes së objektivave dhe planit të veprimit që dalin nga Ligji mbi Diasporën dhe Mërgatën si dhe Strategjia për Diasporën dhe Mërgatën, ka iniciuar themelimin e rrjetit për të rinjtë dhe studentët në Republikën Federale të Gjermanisë, përkatësisht në landin Nordhein Westfalen – në qytetin e Dusseldorfit.
Sic thuhet në një njoftim të MeD-it, ky rrjet u krijua në praninë e rreth 50 përfaqësues të shoqatave, individë, studentë dhe profesionistë të fushave të ndryshme.
Pas një diskutimi dy orësh, në ambientet e një biznesi të suksesshëm shqiptar, u krijua edhe grupi koordinues prej 8 vetash, përfaqësuese e së cilit grup është zgjedhur Xhevahire Jusufi, nga shoqata kuturore Ura Kult.
Anëtarët e tjerë të këtij grupi u zgjodhën: Teuta Abazi, Bledar Milaqi, Ardian Maksuti, Arbër Duraku, Diella Tasholli, Shqiprim Thaqi, Gonxhe Shala dhe Pleurat Mulaku.
Rrjete të tilla do të krijohen në një të ardhme të afërt edhe në vende të tjera ku ka përqendrim të të rinjve, studentëve, artistëve dhe sportistëve të diasporës.
Qëllimi i krijimit të këtij rrjeti është fillimisht vendosja e kontakteve të koordinuara mes të gjitha shoqatave, të rinjve dhe studentëve që jetojnë në diasporë, dhe bashkëpunimi në projekte të ndryshme të cilat do të ndihmojnë në avancimin e pozitës së tyre në shoqëri, shkëmbimin e përvojave dhe njohurive me studentë të Universiteteve të Kosovës, si dhe adresimin e të gjitha nevojave tek institucionet e Kosovës në formë të organizuar dhe institucionalizuar.
Nevoja për krijimin e këtij rrjeti është adresuar shpeshherë nga studentë dhe të rinj në diasporë.
“Të pranishmit u shprehën të kënaqur me këtë iniciativë si dhe u zotuan që në një të ardhme shumë të afërt edhe të vijnë me një plan konkret të veprimit për aktivitete dhe nisma të cilat planifikohet të bëhen me mbështetjen e Ministrisë së Diasporës si dhe rrjetit të bizneseve në diasporë – që njëkohësisht është projekt po ashtu i udhëhequr nga MeD”, thuhet në në njoftim për media nga kjo Ministri.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













