Shkurt.ch
Iniciativë për ndalimin e burkave në Cyrih
Tre këshilltarët kantonalë të EDU-s që kanë dorëzuar nismën përmendin shprehimisht mbulesën e fytyrës myslimane dhe janë kundër, siç thonë ata, "tolerancës së rreme"
Partia konservatore EDU, me anë të një iniciative synon ndalimin e maskimit për demonstruesit e dhunshëm në vendet publike në kantonin e Cyrihut, duke i përfshirë edhe gratë myslimane që bartin burka.
“Tagesanzeiger” bën të ditur se iniciativa e EDU-s ishte paraqitur më 15 dhjetor në Parlamentin kantonal në Cyrih. Arsyeja për këtë nismë ishte një demonstratë e dhunshme e 12 dhjetorit në qytetin e Cyrihut, ku kishin marrë pjesë njerëz të maskuar .
Ndalimi duhet të zbatohet jo vetëm për demonstruesit në të ardhmen, por për të gjithë ata që fshehin fytyrën e tyre në vende publike – pa marrë parasysh motivin.
Tre këshilltarët kantonalë të EDU-s që kanë dorëzuar nismën përmendin shprehimisht mbulesën e fytyrës myslimane dhe janë kundër, siç thonë ata, “tolerancës së rreme”.
Tesina është kantoni i parë në Zvicër që ka ndaluar mbajtjen e burkave në vende publike.
Iniciativa të tilla vijnë në Zvicër pas vendimit për ndalimin e mbulesave të tilla myslimane që zbatohen në Francë dhe Belgjikë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










