Shkurt.ch
“Iniciativa për dëbim…” hyn në fuqi nga 1 tetori i këtij viti
Në krahasim me «Iniciativën për zbatim…», e cila dështoi të votohet, kjo ka një klauzolë për rastet e rënda, që kursen nga dëbimi secondot
«Iniciativa për zbatimin e dëbimit të të huajve kriminelë» ka pësuar debakël në referendumin e mbajtur fundjavën e kaluar. Por, iniciativa që i paraprinte kësaj dhe për moszbatimin e së cilës qe iniciuar iniciativa tjetër, shumë më e ashpër, do të hyjë në fuqi nga tetori i këtij viti, raportojnë mediet zvicerane. Këshilli Federal ka vendosur sot për këtë, duke paralajmëruar se parlamenti duhet brenda kësaj kohe t`i krijojë parakushtet ligjore përkatëse.
Siç dihet, edhe «Iniciativa për dëbimin e të huajve kriminelë», e cila qe votuar në vitin 2010, është mjaft e ashpër. Dhe me hyrjen e saj në fuqi do të bëhet i mundur dëbimi i më shumë të huajve të inkriminuar se që janë dëbuar deri tash, transmeton albinfo.ch. Por, në krahasim me «Iniciativën për zbatim…», e cila dështoi të votohet, ajo ka një klauzolë për rastet e rënda. Duke shfrytëzuar atë, gjyqtarët mund të «shpëtojnë» nga dëbimi personat në situata specifike dhe secondot (të rinjtë e gjeneratës së dytë të të huajve).
Parlamenti kishte votuar qysh para një viti ndryshimin e ligjit penal dhe atë penal ushtarak për t`iu përshtatur tekstit të iniciativës së miratuar, përcjell albinfo.ch. Por ai nuk kishte hyrë në fuqi pasi që ndërkohë qe ngritur iniciativa tjetër, më e ashpër me të njëjtën temë, e cila pra, dështoi, duke u kundërshtuar nga 58.9% e votuesve.
Këshilli Federal ka vendosur hyrjen në fuqi të ligjit që mundëson ashpërsimin e praktikës së dëbimeve, më 1 tetor 2016. Ligji nuk ka efekt retroaktiv, kështu që ai i prek vetëm ata persona që kanë kryer vepra penale pas 1 tetorit 2016.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










