Kosova
Infektologu kosovar ka një lajm në lidhje me vaksinën kundër koronavrirusit
Infektologu Ilir Tolaj po thotë se virusi që shkaktoi pandeminë COVID-19 po paraqitet në gjashtë tipe dhe po ndryshon shumë pak.Këtë mosndryshim, Tolaj po e quan si lajm të mirë për hulumtuesit që po punojnë në zhvillimin e vaksinës kundër këtij infeksioni.“Këto janë rezultatet e studimit më të gjerë të bërë deri tash lidhur me strukturën gjenomike të SARS Cov 2, nga shkencëtarët e Universitetit të Bolonjës, e që ka përfshirë analizën e 48635 gjenomeve të koronavirusit, të izoluara në laboratorët e ndryshëm në gjithë botën. Studimi është publikuar në revistën shkencore Frontiers in Microbiology”.
“Rezultatet e para të këtij studimi janë mjaft shpresëdhënës. Koronavirusi SARS Cov 2 paraqitet me pak ndryshime, përafërsisht 7 mutacione në çdo mostër. Kjo është për gjysmë më pak sesa variacionet të cilat paraqiten tek virusi i gripit sezonal”.
“Këto të dhëna flasin se koronavirusi aktual tashmë është optimizuar për të infektuar qeniet njerëzore dhe kjo e shpjegon ndryshimin e ultë evolutiv të tij.
Kjo e dhënë nënkupton se mjekimet antivirale që po zhvillohen, duke i përfshirë edhe vaksinat, do të jenë efektive kundër tij”.“Aktualisht janë të njohur 6 tipe të koronavirusit SARS Cov 2, meqë tipi L, ai i pari që e ka shkaktuar epideminë në Ëuhan, i izoluar në nëntor 2019, tashmë është zhdukur. Tash nëpër botë më së shumti është i përhapur tipi G i koronavirusit; diku rreth 74% të të gjitha mostrave i takojnë këtij tipi”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















