Lajme
Eksportet zvicerane përballen me kosto të larta nga tarifat amerikane
Industria zvicerane e eksportit po përballet me sfida të mëdha si pasojë e tarifave të reja të importit të vendosura nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump. Veçanërisht, sektori i teknologjisë mekanike, elektrike dhe metalike (MEM) është prekur nga tarifat 25% për çelikun dhe aluminin, duke rritur ndjeshëm kostot për kompanitë zvicerane, shkruan SRF.
Sipas të dhënave të Swissmem, eksportuesit zviceranë të teknologjisë paguajnë deri në 800 milionë CHF në taksa doganore shtesë çdo vit, vetëm për këto tarifa. Kjo ka sjellë një rritje të barrës administrative për bizneset, të cilat duhet të kalkulojnë saktësisht vlerën e përbërësve metalikë në produktet e tyre dhe të përgatisin dokumentacion të detajuar doganor. Përveç kësaj, autoritetet amerikane janë të mbingarkuara me procesimin e tarifave, duke krijuar vonesa dhe pasiguri për kompanitë eksportuese, transmeton albinfo.ch.
Një tjetër rrezik i madh vjen nga tarifat e mundshme për importin e automjeteve në SHBA, të cilat mund të prekin indirekt furnizuesit zviceranë të pjesëve të automjeteve. Kjo ka shkaktuar pasiguri në mesin e bizneseve, të cilat nuk janë të sigurta për të ardhmen e marrëdhënieve tregtare ndërkombëtare.
Ekspertët theksojnë se situata mbetet e paqartë dhe se masat kundërpërgjigjëse të partnerëve tregtarë të SHBA-së, si Bashkimi Evropian dhe Kina, mund të ndikojnë më tej në eksportet zvicerane, duke krijuar sfida të reja për industrinë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













