Lajme
Industria ajrore kërkon testime të shpejta për pasagjerët
Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin e ri si një pandemi.
Industria ajrore gjatë këtij viti u përballë me vështirësi të shumta.
Shumë qeveri janë përpjekur të zhvillojnë mënyrat e tyre për t’i bërë udhëtimet ndërkombëtare më të sigurta. Në shumë vende udhëtarëve u kërkohet të vetizolohen ose të tregojnë dëshmi të një testi negativ pas mbërritjes në destinacion.
Deri më tani nuk ka pasur zgjidhje universale dhe rregullat ndryshojnë nga vendi në vend.
Tani, institucioni që përfaqëson industrinë e aviacionit në gjithë botën ka bërë thirrje për testime të shpejta për të inkurajuar njerëzit që të fillojnë përsëri fluturimet, shkruan BBC.
“Çelësi për të rivendosur lirinë e lëvizjes përtej kufijve është testimi sistematik ndaj COVID-19 i të gjithë udhëtarëve para nisjes”, tha kreu i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), Alexandre de Juniac, në një deklaratë të martën.
“Kjo do t’u japë qeverive besimin për të hapur kufijtë e tyre pa ndryshime të vazhdueshme në rregullat e udhëtimit”, tha ai.
Testimi aktual zgjat disa orë ose ditë në një laborator, por IATA dëshiron që qeveritë të zhvillojnë dhe të miratojnë teste më të shpejta, të cilat mund të japin rezultate në rreth 15 minuta.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













