Integrimi
Imami Mustafë Memeti: “Homoseksualët nuk e fitojnë bekimin e islamit”
“Jo, homoseksualët nuk duhet të vijnë në xhaminë tonë. Një njeri homoseksual nuk fiton legjitimitet prandaj as bekim nga islami”

Imami i Xhamisë Shqiptare të Bernës dhe kryetari i Bashkësisë Islame të Shqipütarëve të Zvicrës, Mustafë Memeti është bërë një personalitet i njohur për opinionin zviceran me pikëpamjet e tij të hapura lidhur me islamin dhe për kundërshtimin pa ekuivoke që i bën radikalizmit islamik. Si i tillë ai ka fituar një simpati të pakontestueshme në mesin e medieve dhe politikës zvicerane.
Së fundi, vitin e kaluar imami Memeti është zgjedhru “zviceran i vitit” nga gazeta “Sonntagszeitung”.
Sonte në televizionin publik të Zvicrës, srf emetohet një emision mbi Imamin Mustafë Memeti dhe “Shtëpinë e Religjioneve”, të hapur një muaj më parë, shtëpi në të cilën ai drejton xhaminë, transmeton albinfo.ch.
Por, përveç imazhit pozitiv si njeri mendjehapur e tolerant, kësaj here, siç shkruan në portalin e srf.ch autori i meisionit, imamit shqiptar i është bërë një pyetje më e ndjeshme. Duke iu referuar motos së Shtëpisë së Religjioneve dhe xhamisë, si shtëpi e hapur për të gjithë, pyetja e gazetarit ka qenë: a është e hapur xhamia juaj edhe për homoseksualët? Dhe, Mustafë Memeti është përgjitjur negativisht: “jo, homoseksualët nuk duhet të vijnë në xhaminë tonë. Një njeri homoseksual nuk fiton legjitimitet prandaj as bekim nga islami”.
Gazetari i prekur ga kjo përgjigje ka kujtuar rastin e priftit katolik nga komuna Bürglen. Para disa muajsh ai kishte shkaktuar një skandal duke bërë bekimin e një çifti homoseksualësh në kishën e tij. Ky rast kishte shkaktuar një debat të gjerë dhe të ashpër në opinionin zviceran, shkruan albinfo.ch. Prandaj gazetari propozon që një debat i tillë do të ishte i dëshirueshëm edhe në raport me përfaësuesit e religjioneve tjera.
Emisioni në të cilin imami Mustafë Memeti përcillet gjatë një dite të tij të punës, në xhami po edhe në burgjet ku ai shkon për t`u ofruar shërbime fetare të burgosurve, emetohet sonte, duke filluar nga ora 21.40 në srf.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak