Lifestyle
Ilira Gashi nga Berna, po jeton ëndrrën e yllit të muzikës në Berlin
“Në vitin 2019 do të dëgjoni shumë për mua”, premton Ilira Gashi. Shumë këngë, bashkëpunime të reja dhe unë do të jem në një turne. Gëzohem shumë”
Ajo vjen nga Berna. Në Berlin e ka sjellë këngëtari i rapit, Prinz Pi ndërsa tash Elira ka realizuar një hit me “House-DJ Alle Farben”. Për Ilirën po përmbushet kështu ëndrra e saj për t`u bërë një yll i pop muzikës, shkruan gazeta “20minuten”.
Ilira Gashin, sot 24 vjeçe, e njohim që moti. Albinfo.ch ka ndjekur karrierën e saj, duke shkruar herë pas here për sukseset që arrinte. Ajo, në vitin 2011 kishte provuar të përfaqësonte Zvicrën në festivalin e Eurovizionit, por nuk kishte pasur sukses. Në vend të saj këtë e kishte arritur Anna Rosinelli. Ndoshta ky dështim kishte qenë me fat sepse kushedi a do të interesohej Prinz Pi për qytetaren e Bernës me prindër nga Kosova dhe Shqipëria, sikur ajo do të bëhej një këngëtare e Eurovizionit”, shkruan gazeta zvicerane.
Sidoqoftë, reperi gjerman në fjalë e kishte ftuar Ilirën në Berlin në vitin 2017, ku ajo, verën që shkoi, ka nënshkruar një kontratë për një album të ri, transmeton albinfo.ch. Pak pas kësaj, doli singli i saj debutues “Whisper my Name” ndërsa në dhjetor pasoi “Get Off My D!ck”. Kjo këngë është luajtur tashmë 5.5 milionë herë në Spotify dhe në Youtube.
Ndërkaq bashkëpunimi me “Alle Farben” për kolonën muzikore “Fading”, është me siguri suksesi më i madh i saj deri tash. Ose, siç e thotë ajo vetë për 20minuten: “Një bekim i madh”. Shprehur me shifra, kjo këngë është dëgjuar afër 50 milionë herë në Spotify dhe në Youtube.
“Në vitin 2019 do të dëgjoni shumë për mua”, premton Ilira, përcjell albinfo.ch. “Shumë këngë, bashkëpunime të reja dhe unë do të jem në një turne. Gëzohem shumë”.
Në një video, ajo tregon se çfarë i pëlqen dhe çfarë “i shkon në nerva” në qytetin që ka zgjedhur për të jetuar, në Berlin.
https://www.20min.ch/entertainment/musik/story/Saengerin-Ilira-aus-Bern—In-Berlin-kommt-man-nirgends-an-Hundesaeckli–23089540
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












