Kosova
IKSHPK nxjerr rezultat të ri se a e shkaktoi uji helmimin në Deçan

Mësohet se kanë rezultuar negative edhe analizat mikrobiologjike të mostrave në rastin e helmimit të banorëve në Komunën e Deçanit.
Adnora Nurboja ka konfirmuar nga IKSHPK, me ç’rast rezulton se uji në Deçan, nuk është i infektuar.
Ajo tutje ka shtuar për Klanin se pavarësisht këtyre rezultateve, ditëve në vazhdim do të merren sërish mostra për testim.
Analizat janë kryer në laboratoret mikrobiologjike të IKSHPK-së, për të mësuar nëse ky rast ka të bëjë me kontaminim.
Edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani kishte thënë se rezultatet që kanë dal fillimisht në lidhje me helmimin në Deçan nuk japin pistë se helmimi ka ardhur nga uji.
Ai theksoi se kjo nuk do të thotë se infeksioni nuk është nga uji por se analiza të tjera do të vazhdojnë të bëhen për të gjetur shkakun.
“Rezultatet laboratorike që kanë dalë sot flasin për momentin se nuk kemi asnjë pistë të helmimit hidrik. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka infeksione hidrike. Por, kjo do të dal pas analizave permanente si të ujit ashtu edhe të analizave të pacientëve. Do të informohemi me kohë”, kishte thënë ai.
Kujtojmë që komuna e Deçanit dje ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të helmimit të mbi 1 mijë e 500 qytetarëve.
E-Diaspora
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari Një konflikt mes shqiptarësh ka ndodhur në Itali, ku një ka humbur jetën dhe një tjetër...
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
-
Gjermani: Spektakël nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme