Kosova
IKSHPK jep këshilla për qytetarët që shkojnë për pushime në det
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me disa këshilla për qytetarët që shkojnë për pushime në det.
Sipas tyre, këto këshilla ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme.
Pavarësisht nga mosha apo aftësitë fizike, siç shkruan IKSHPK-ja, çdo pushues duhet të ketë mundësinë të shijojë kohën pa shqetësime për rreziqet e mundshme.
“Pushimet në det janë një mundësi e mirë për t’u relaksuar dhe për të kaluar kohë të mirë me familjen dhe miqtë, por që ato të jenë sa më të rehatshme dhe të sigurta për të gjithë, ndiqni këshillat si në vijim:
-Përdorni krem mbrojtës nga dielli për ta mbrojtur lëkurën nga rrezet e dëmshme,
-Pini sa më shumë ujë,
-Mbani syze dielli, shmangni notin vetëm (gjithmonë notoni me një mik ose nën mbikëqyrje), kontrollin kushtet e detit (respektoni sinjalet dhe paralajmërimet e plazhit) dhe mbroni kokën dhe fytyrën me kapelë”, thuhet në këshillat e IKSHPK-së.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










